Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi gjatë kalimit të kufirit për në Kosovë i ka treguar punonjësve në kufi dokumente false. 23 vjeçari nga Berati me iniciale G.A. u kap me kartë identiteti dhe leje drejtimi italiane.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin G.A, vjeç 23, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, në PKK, Morinë, u kap me një kartë identiteti, një kartë shëndeti dhe një leje drejtimi italiane të falsifikuara. Nenet 186, 188 e 189 të Kodit Penal.


