• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Greqia ashpërson tonet, Erdogan përshëndet “F-16”-at nga avioni
Home
Nderkombetare

Greqia ashpërson tonet, Erdogan përshëndet “F-16”-at nga avioni

11 March, 2018 k.autor Nderkombetare

Ditën që Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka paralajmëruar se Greqia dhe Turqia janë shumë pranë “një incidenti fatal” që mund të çojë deri në luftë mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Erdogan është fotografuar teksa përshëndet pilotët e avionëve luftarakë që e shoqëronin.

Paralajmërimin Kammenos zgjedhi ta bënte gjatë një interviste për gazetën prestigjioze franceze “Liberation”, ku kujtoi se “ne jemi të detyruar ta mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian. “Ne jemi shumë pranë një aksidenti fatal. Kur dhunohet fusha jonë ajrore, ne dërgojmë avionët tanë për të dëbuar ato turq”, tha Kammenos duke shtuar se “në thelb, Greqia është në mëshirën e një aksidenti që në çdo moment mund të përfshirë rojet bregdetare, marinën etj”.

Në krahun tjetër, Presidenti turk Erdogan është fotografuar të shtunën duke përshëndetur pilotët e avionëve luftarakë që e shoqëronin në udhëtimin nga Mersin në Antalia, në brigjet e Egjeut në Turqi.

Erdgoan po fluturonte për në Antalia ku mori pjesë në një kongres së partisë së tij. Media turke thotë se gjatë të gjithë fluturimit, avioni i Erdoganit shoqërohej nga “F-16”-at.

Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje të mëdha për shkak të disa ishujve të pabanuar në detin Egje. Tensionet i ka shtuar refuzimi i Athinës për të ekstraduar disa ushtarakë turq që kërkuan azil politik në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, sidhe arrestimi më 1 Mars të këtij viti i dy ushtarëve grekë nga forcat turke pasi kishin kaluar kufirin greko-turk. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fjalët e koleges që e bënë të ndryshojë, nuk do ju besohet çfarë bën ky djal…
Previous article Horoskopi ditor, e diel 11 mars 2018/ Sot qenka dita e beqarëve, shumë surpriza dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun Botë

ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit Botë

GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit Botë

SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT