• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Denoncimi i kreut të Shoqatës së Gazetarëve: Jam kërcënuar nga njerëz të BDI-së
Home
Rajon

Denoncimi i kreut të Shoqatës së Gazetarëve: Jam kërcënuar nga njerëz të BDI-së

10 March, 2018 luljetaautor Rajon

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani thotë se është kërcënuar nga njerëz të afërt me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ai e ka denoncuar rastin në polici, por nuk ka dhënë më shumë sqarime për median, përveç një njoftimi në rrjetin social Facebook ku shkruante se nuk ishte hera e parë që merrte kërcënime të cilave “nuk ua kishte frikën por se i kishte raportuar ato në polici thjesht për të lënë gjurmë nëse dikush prej dhunuesve të BDI-së përpiqet t’i realizojnë ato kërcënime”.

Zoti Selmani reagoi ashpër para pak ditësh pas një njoftimi se ish-drejtuesi i BDI-së në Çair të Shkupit, Beqir Hasani kishte sulmuar fizikisht një police, grua, kur karrotreci po i merrte veturën në Bit pazar të Shkupit.

Policja, edhe pse fillimisht kishte kërkuar përforcim dhe trajtim mjekësor, të nesërmen kishte ndryshuar deklaratën pas një takimi me ministrin e rendit, duke thënë se “nuk kishte pasur kontakt fizik me Hasanin dhe se kishte lënduar gishtin e dorës nga karrotreci”.

Gazetari Selmani kërkonte përgjegjësinë e Beqir Hasanit dhe llogaridhënie dhe veprimin e shtetit ligjor në këtë rast.

“Shteti juridik u gunjëzua para një dhunuesi, i mbështetur nga BDI. Qeveria na ka borxh të sqarojë, kush bën trysni ndaj polices Jasmina Jançovska të ndryshojë deklaratën për incidentin te Mavrovasja. Nëse nuk e mbrojmë Jasminën, Maqedonia do të jetë shtet i dhunuesve si Beqir Asani! Turp!”, kishte shkruajtur Selmani në Facebook.

Më pas, ka rezultuar kërcënimi i vëllait të Beqir Hasanit në adresë të gazetarit Selmani, sipas këtij të fundit.

Vetë BDI nuk ka dashur të bëjë më shumë komente në lidhje me rastin, ndërsa përfaqësues të partisë shqiptare në pushtet kanë thënë shkurt se nëse ka ndonjë shkelje ligji atëherë janë organet përkatëse të cilat do të merren me rastet e tilla.

Ndërkaq, kanë reaguar shoqata dhe organizata mediatike në Maqedoni duke i dënuar kërcënimet ndaj kryetarit të SHGM-së, Selmani, shkruan “voa”.

Në Maqedoni janë regjistruar një mori sulmesh fizike ndaj gazetarëve brenda disa viteve të fundit, por deri më tash pothuaj se asnjë rast nuk është zbardhur dhe asnjë prej sulmuesve nuk është dënuar nga gjykatat e vendit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rashford bën “ligjin”, Manchester mposht Liverpool
Previous article “Matrioshka e përralla me rubla ruse”, deputetja e PD: Rama të tregojë pse e takoi dje Tahirin

luljetaautor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT