• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ngjarja makabre: Grabitësi i vret në sy prindërit dhe e hedh të miturën bashkë me ta në liqen
Home
Jetë

Ngjarja makabre: Grabitësi i vret në sy prindërit dhe e hedh të miturën bashkë me ta në liqen

10 March, 2018 Redaktor2 Jetë

Një 4-vjeçare, e cila dëshmoi vrasjen e 2 prindërve të saj, u mbyll në makinë nga vrasësi i tyre dhe më pas u hodh në liqen.

Prindërit e saj, Konstantin dhe Inna Larkov kishin shkuar për të blerë një makinë që ishte në shitje online, por u grabitën dhe pastaj u vranë kur u takuan me “pronarin” e saj.

Konstantin 35-vjeç dhe Inna 32, udhëtuan 2 orë nëpër Krime, bashkë me vajzën e tyre Arina për në fshatin e vogël të Geroevskoe për të blerë makinën. Ata u takuan me 28-vjeçarin Warder Raven Samar, i cili nxori armën dhe u kërkoi atyre paratë.

 

Kur Larkov u përpoq që të bënte rezistencë, ai e qëlloi atë 5 herë në kraharor dhe më pas iu kthyer bashkëshortes së tij, duke e qëlluar në kraharor dhe kokë.

Samar dhe miku i tij morën paratë nga çifti dhe telefonin e tij celular. Ata i futën trupat e pajetë në makinë dhe e detyruan të miturën që të futej gjithashtu brenda, e më pas e hodhën makinën në liqen.

Samar, i cili punon si roje në burgun e Sevastopol, pas vrasjes u kthye në punë bashkë me armën e krimit.

Sipas asaj që shkruan britanikja Metro, ishin fqinjët e familjes Larkov, të cilët të shqetësuar kishin njoftuar policinë, pasi nuk ishin kthyer në banesën e tyre në Feodosia.

Nuk kaloi shumë kohë dhe detektivët arritën në gjurmët e vrasësit, i cili pranoi krimin dhe tregoi dinamikën e ngjarjes.

Policia tha se në trupin e të miturës nuk kishin gjetur plagë dhe se vdekja e saj kishte ardhur si pasojë e mbytjes.

Ky krim makabër ka tronditur kaq shumë Krimenë sa ka nisur një fushatë për rikthimin e dënimit kapital, pasi autori u dënua me burgim të përjetshëm./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kontrollon rreth 80% të tregut/ Ekstradohet “Mbreti i kokainës së Milanos”
Previous article Grumbullimi i Manajt në kombëtare, Panucci publikon listën të premten

Redaktor2

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT