Ministrja suedeze e Financave, Magdalena Andersson sulmoi sot ” elitën e pasur” të vendit për shmangien e pagesave të taksave pas zbulimit të disa të dhënave të fundit që tregonin se si pasuritë e mëdha ishin fshehur jashtë vendit.
”Elita e pasur në vend është duke shmangur taksat në një kohë kur taksapaguesit tanë janë duke financuar policinë, shkollat ??dhe kujdesin shëndetësor”, tha Magdalena Andersson për televizionin suedez “SVT”.
“Ne kemi vënë re që një elitë globale financiare, që shpenzon shumë kohë, energji dhe para, i është shmangur pagesave të detyruara të taksave”, shtoi ajo.
“Kjo është e rrezikshme, pasi në këtë mënyrë ulet besimi në shoqërinë tonë”, tha ministrja e Financës, Magdalena Andersson.
SVT ishte një nga televizionet që u angazhua me analizën e disa dokumenteve të rëndësishme të cilat i siguroi nëpërmjet gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung”dhe i ndau me rrjetin ndërkombëtar të gazetarëve.
Dokumentet zbulonin pasuri të fshehura të sipërmarrësit të njohur suedez, Leif Ostling si dhe ish-shefi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të automjeteve “Scania” në pronësi të ”Volkswagen”-it në Gjermani.
Gjatë një interviste për programin investigativ të televizionit suedez “SVT” i transmetuar dje në mbrëmje, Ostling deklaroi se pasuria e tij ishte vendosur në parajsën fiskale të Luksemburgut dhe Maltës./atsh/


