• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një “fake news” i sotëm me kritika për Edi Ramën
Home
Aktualitet

Një “fake news” i sotëm me kritika për Edi Ramën

6 November, 2017 k.autor Aktualitet

Mesditën e sotme portalet shqiptare qarkulluan një lajm në të cilin citohej një qëndrim sipas tyre, i Këshillit të BE që fshikullonte kryeministrin Rama për moszgjidhjen e problemit të drogës.

“Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ne nje shkrim te publikuar ne faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’, teksa analizon situaten ne Ballkanin Perendimor dhe me idene se cfare Evropa mund te beje per keto vende, ndalet edhe te Shqiperia”-shkruajtën të gjitha portalet.

Por në fakt, nëse viziton faqen ku është publikuar ky shkrim, është shumë e lehtë për të kuptuar që shkrimi nuk është as qëndrim, as analizë nga Këshilli i Europës, institucionit që përcakton prioritetet politike të BE, e as i ndonjë departmenti të tij për marrëdhëniet me jashtë, siç lënë të kuptohet mediat shqiptare.

Përkundrazi, faqja që ato citojnë si websajti i Këshillit Europian për marrëdhëniet me jashtë, është një think-tank, organizatë ndërkombëtare kërkimesh mbi politikat dhe analizash mbi çështjet e Bashkimit Europian.

Nëse hyni në faqen http://www.ecfr.eu/about do të shihni se në kategorinë “Rreth nesh” ky institucion përshkruhet kështu:

ECFR (European Council on Foreign Relations) është një think tank ndërkombëtar, i vlerësuar me çmime, që synon të kryejë hulumtime të pavarura, të ofrojë një hapësirë të sigurtë pikëtakimi për politikë-bërësit, aktivistët dhe intelektualët, për të ndarë ide….

Pra artikulli me titull “Cfarë mund të bëjë Europa për Ballkanin Perëndimor” ku Shqipëria përmendet për përçarjen politike, është një koment subjektiv me autore Vessela Tcherneva-n, Drejtore për Programet në këtë think tank dhe jo një qëndrim zyrtar i Këshillit të Europës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Ndizen teoritë për ekzistencën e ishullit imagjinar Atlantis
Previous article Kush është këngëtari shqiptar i fiksuar pas Bleonës: Do laja edhe rrobat për të

k.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT