• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI TRONDITES/ Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla tërheq në “valle” krahun e tij të djathtë ROVENA GASHI (INVESTIGIMI)
Home
Breaking News

SKANDALI TRONDITES/ Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla tërheq në “valle” krahun e tij të djathtë ROVENA GASHI (INVESTIGIMI)

9 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Thellohet skandali i ish drejtuesve më të lartë Prokurorisë së Përgjithshme. Faktet dhe provat e investigimit të “Alpenews.al”, pas ish- Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, të çojnë tek bashkëpunëtorja e tij më e afërt, Rovena Gashi.

Vetëm pak orë pasi ajo ka humbur procesin gjyqësor të ngritur kundë vendimit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, për shkarkimin nga detyra e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe asaj të Dekriminalizimit, dalin në dritë të dhëna që pritet ta trondisin nga themelet sistemin e vjetër të drejtësisë shqiptare.

Për disa javë me radhë, opinioni ynë publik është njohur me vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, që i ndaloi hyrjen në SHBA Adriatik Llallës dhe familjarëve të tij, për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni. Kjo u shoqërua me publikimin e provave dhe fakteve që tregonin jetën e shfrenuar të familjes së ish Kryeprokurorit të Shqipërisë, e cila i tejkalon frikshëm, mundësitë e kufizuara finaciare që të ofrojnë dy pagat normale të dy zyrtarëve të shtetit shqiptar që janë edhe të ardhurat legale të deklaruara nga z. Llalla dhe bashkëshortja e tij.

Gjatë kësaj jave, Alpenews.al publikoi rezultatet e investigimit që zbuloi me dokumenta zyrtare dhe shkresa me firmën e vetë z. Llalla për perfshirjen e tij në një mega skemë të errët investimesh financiare në pasuri të paluajtshme, të blera me çmime qesharake e më pas të rishitura ose rivlerësuara, me çmime dhjetra herë më të larta brenda nje kohe fare të shkurtër. Nje skemë e cila sipas ekspertëve të fushës është tipike e pastrimit të parave të pista.

Ndërkohe që zhvillohej ky investigim, provat dhe faktet na çuan me sa duket pashmangshmërisht tek ajo që është konsideruar gjithmonë si krahu i djathtë i zotit Llalla dhe si bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Prova dhe fakte këto që zbulojnë një botë edhe më të errët se ajo e Z. Llalla. Duke na ofruar prova tronditëse për pasuritë e zonjës Gashi dhe familjarëve të saj.

Ajo është munduar që të aplikojë një skemë edhe më të sofistikuar për fshehjen e pasurive, sesa ajo që u zbulua për z. Llalla. Për rrjedhojë edhe zbulimi i Alpenews.al është edhe më i rëndë. Një zbulim që pritet të trondisi jo vetëm pozitat juridike të zonjës Gashi, por ndoshta të krejt sistemit të vjetër të drejtësisë. Prova këto që do të bëhen publike nga ne, në orët dhe ditët në vijim.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sonila Meço kundër Bashës për lobimin në SHBA me para ruse: Veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka...
Previous article Drejtësia të "zhvesh"/ Juristja shqiptare tërbon rrjetin, nudo duke ngrënë makarona në shtrat (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT