• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Firmosi për ringritjen e PD, Gent Malko: Partia në risk të madh ekzistencial. Pse pranova propozimin e Bashës
Home
Shqipëri

Firmosi për ringritjen e PD, Gent Malko: Partia në risk të madh ekzistencial. Pse pranova propozimin e Bashës

9 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, ka folur sot në rubrikën “Opinion” i ftuar në studion e lajmeve në News24 për gjendjen aktuale të PD dhe propozimin që i bëra Basha për të qenë pjesë e grupit të punës.

Malko, një prej firmëtarëve që iu bashkuan Patozit për lëvizjen për Ringritjen e PD-së, tha se partia aktualisht është në ditën e saj më të keqe. “Jemi në rrezik ekzistencial, kështu s’kemi qenë as 1998, nuk ka ndodhur kurrë që të mendohej në atë që PD ishte në prag të shkrirjes apo shuarjes,” është shprehur ai, shkruan BalkanWeb

“Në fakt menduam se ishte mbledhje rutinë. Menduam se do caktonim datën për Kuvendin Kombëtar, analiza e PD nuk ishte në rend dite. Kishte një propozim që Kuvendi të mos mblidhej në shtator, por më afër me arsyetimin se nëse e shtyjmë do kemi humbje kohe për përgatitjet e zgjedhjeve lokale. Kur diskutuam për datën e zgjdhjes së kryetarit, arsyetimi aty ishte se statuti nuk mund të shkelet se aty është vendosur më 22 korrik.

Basha propozi një grup pune në një nivel të lartë , emrat tanë u futën për të treguar një bonsens me qëllim për të pranuar dhe mendimet kritike. Prezenca ime në këtë grup është detyrim, ndërsa anëtari tjetër i kryesisë refuzoi të ishte pjesë.

Në tërësi, PD është në dilemë ekzistenciale, është në ditën e saj më të keqe. Kështu s’kemi qenë as 1998, nuk ka ndodhur kurrë që të mendohej në atë që PD ishte në prag të shkrirjes apo shuarjes. Sot kemi një realitet tjetër. Jemi në kushte të vështira pavarësisht se s’kemi pasur luftë, dhe jemi në dilemë. Kemi humbur identitetin, kemi menaxhuar shumë keq. Nuk përfaqësojmë të njëjtët njerëz.

Prandaj pranoj të jem pjesë e grupit të punës së propozuar nga Basha, për të rregulluar punë, se unë kam qenë një nga njerëzit e afërt, që i kam treguar Bashës se kur e ka gabim. Jemi në risk të madh ekzistencial. Kemi humbur disa nga vlerat themelore që në mënyrë relative na kanë përfaqësuar. Bindja jonë ka qenë se sa kontribut të japësh, diçka do e marrësh, kjo nuk funksionon më. Një pjesë e madhe shqiptarëve na kanë pas besuar, se partia jonë përfaqësonte një grupim të madh. Ne po humbim dhe këta. Sot PD është më e përçarë në më shumë se dy grupe. Ke individë me kontribut të ndryshëm në parti që nuk shkojnë në të njëjtën linjë me lidershipin” tha Malko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article United-Liverpool/ klasikja e Anglisë, triumfi te çonë plus pesë nga vendi tret
Previous article Goli i muajit në “Premier League”, shikoni si Wanyama heq ‘merimangat’ e portës së Liverpool

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT