• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI I Partisë Demokratike/ Reagon Lulzim Basha: Nuk kemi shkelur asnjë ligj, gjithçka ka të bëjë me….
Home
Shqipëri

LOBIMI I Partisë Demokratike/ Reagon Lulzim Basha: Nuk kemi shkelur asnjë ligj, gjithçka ka të bëjë me….

9 March, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas reagimit të deputetit dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i cili dha një deklaratë duke i bërë thirrje të drejtpërdjetë Lulzim Bashës të publikojë burimin e të ardhura marramendëse të cilat nuk egzistojnë në asnjë raport financiar të KQZ, e që i përdori për të lidhur kontrata me lobistët rus në Washington duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë, vjen reagimi i Lulzim Bashës.

Për hir të opinionit publik dëshiroj të sqaroj një herë e mirë disa gjëra:

1. Akuza që Partia Demokratike ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiracion së bashku me Presidentin Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megallomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump dhe anti-administratës Trump nga Edi Rama.

2. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

3. Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gunvor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë. Ai duhet të sqarojë, gjithashtu ,se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Shqipërisë dhe Serbisë. Rama duhet të sqarojë gjithashtu aferën me kompaninë turke që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kompani e cila ka kontratë me kompani shtetërore ruse për ndërtim centralesh bërthamore.

4. Për kontrata e lobimit të Partisë Demokratike ne i kemi kërkuar prokurorisëshqiptare të kryejë cdo verifikim dhe i kemi dhënë prokurorisë të dokument. Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t’i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama. Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane që ka vertetuar faktin dhe krimin, prandaj prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje.

5. Edi Rama ka disa javë që po përpiqet të pushojë hetimet për Saimir Tahirin. Prandaj, fushata e sulmeve, përmes mercenarëve me pagesë, ka për qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga droga dhe krimi. Cështjet e drogës si “Xibraka”, Maminasi, Saimir Tahiri janë çështje me rëndësi kombëtare, të cilat nuk duhet lejuar që të mbulohen me mjegullën e propagandës qeveritare, sepse rreziku kryesor për destabilizimin e Shqipërisë është droga dhe krimi. Prandaj, lufta ndaj drogës, krimit dhe lidhjeve të tytre me politikën është prioritet kombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skedina e premte/ Ja 3 parashikimet që mund t'ju bëjnë me para
Previous article Modelja sllovake: Hamsik? Më mirë Skriniar, më ka bërë tifoze të Interit

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT