• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
FMN nxjerr shifrat, bën parashikimin e keq: Deri në vitin 2020 Shqipëria ndër më të varfërat në Evropë
Home
Ekonomi

FMN nxjerr shifrat, bën parashikimin e keq: Deri në vitin 2020 Shqipëria ndër më të varfërat në Evropë

9 March, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë në vitin 2022 pritet të arrijnë në 6,206 dollarë, nga 4,520 dollarë që ishin në vitin 2017, sipas statistikave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ndonëse me rritje, ajo nuk është e mjaftueshme për të kaluar shtetet e tjera, duke e lënë sërish atë ndër më të varfërat e Europës. Në vitin 2022, vendi ynë do të renditet në vendin e 100 në botë përsa i përket të ardhurave për frymë, duke lënë pas në Europë vetëm Kosovën, Bosnjën, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sipas të dhënave krahasuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, shteti që do të ketë të ardhura më të larta në vitin 2022, do të jetë Mali i Zi, me gati 9,100 dollarë, i ndjekur nga Serbia, me 8,011 dollarë, më pas Maqedonia, me rreth 7100 dollarë. Shqipëria pritet t’ia kalojë Bosnjës, që në vitin 2022 pritet të ketë të ardhura për frymë prej rreth 5,800 dollarë. Ndërsa Kosova do të vijojë të jetë më e varfra në Ballkan, me 4,300 dollarë.

Në një intervistë të mëparshme për Monitor, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, z.Tao Zheng, ka pohuar se Shqipëria ka mbetur ende një prej vendeve më të varfëra të Europës për disa arsye, si niveli i ulët ekonomik në fillim të viteve ‘90, kriza e vitit 1997, reformat e ngadalta, të cilat kanë bërë që vendi të mos arrijë të tërheqë investime në sektorë me vlerë të lartë. Ai ka pohuar se niveli aktual i zhvillimit ekonomik është rezultat i disa faktorëve.

Së pari, Shqipëria filloi nga një bazë shumë e ulët. Në vitin 1991, ishte vendi më i varfër në Europë me kapital shumë të kufizuar, infrastrukturë të vjetruar, pothuajse asnjë industri dhe institucione të dobëta.

Së dyti, kriza e vitit 1997 ishte një hap i madh mbrapa në procesin e zhvillimit.

Së treti, përparimi në reformat lidhur me zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, ka qenë më i ngadaltë. Si rrjedhojë, Shqipëria ka pasur më shumë vështirësi në tërheqjen e investimeve në sektorë me vlerë më të lartë, ka pohuar z.Zheng.

Të dhëna të tjera të Eurostat konfirmojnë se Shqipëria ka ngecur prej disa vitesh në nivelin e të ardhurave. Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i Zi, sa 45% e mesatares së BE-së.

Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport të fundit të saj, ku bën një vlerësim të konvergjencës së Ballkanit Perëndimor me mesataren e standardit të jetesës në BE, ka pohuar se Shqipërisë dhe Ballkanit mund t’i duhen nga 60 vjet (me skenarin optimist) deri në 200 vjet (me skenarin pesimist) për të arritur mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm Çani, ja lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë këtë sezon në Superiore
Previous article Ylli i NBA Curry: Kam ngjashmëri me Messin në aspektin e të qenit gjeni kreativ

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro Ekonomi

OPTIMIZËM NË EKONOMI/ Qeveria pret GDP prej 29 miliard eurosh këtë vit, të ardhurat për frymë shkojnë rreth 12.200 euro

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT