Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur dje në fshatin Daullas të Fierit, ne nje kanal, qe dyshohej se kishte 1 vit i vrare.
Ai është një 36 vjeçar nga Fieri, Kreshnik Beqiraj.
Për vrasjen e 36- vjeçarit, është arrestuar autori Albert Zekaj
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit K.B, 36 vjeç, banues në Fier.
Po në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe. Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.


