Gjatë ditës së sotme mediat kanë qarkulluar një lajm sipas të cilit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ka refuzuar vizën Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, z. Vangjush Dako.
Sipas tyre, bëhej fjalë edhe për refuzimin e vizave të udhëtimit për familjarët e tij, por po një burim zyrtar, duke pretenduar thjeshtë të citonin një burim diplomatik të paidentifikuar. Duke shtuar se kjo gjë ka ndodhur ditë më parë, kohë që ka përkuar me një prononcim të fortë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, z. Donald Lu kur tha se në Shqipëri ka 4 klane të fuqishme të krimit të organizuar dhe 20 familje mafioze.
Alpenews.al u interesua menjëherë sapo lajmi u bë publik pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, duke kërkuar një informacion zyrtar rreth vërtetësisë së këtij njoftimi.
Ambasada nëpërmjet një zyrtari të saj, konfirmoi ekskluzivisht për website-n tonë, se:
“Meqenëse të dhënat për vizat, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”.
Vetë kryebashkiaku i qytetit bregdetar, deri tani, as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka përgënjeshtruar lajmin.
Alpenews.al