• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI/ Publikohen fakte të reja, Balla: PD nuk mund ta kalojë me një “fletë rrufe” anti-mediave amerikane
Home
Shqipëri

LOBIMI/ Publikohen fakte të reja, Balla: PD nuk mund ta kalojë me një “fletë rrufe” anti-mediave amerikane

8 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Revista amerika “Mother Jones”, të cilat janë ripublikuar sot nga mediat amerikane dhe europiane për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë.

Balla thekson se PD-ja nuk mund ta kalojë këtë skandal me një “fletë rrufe” anti-mediave amerikane, por duhet të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Faktet e reja të nxjerra në dritë nga investigimi i Revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ripublikuara sot në shumë media të tjera amerikane dhe në Europë, për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë, janë prova shqetësuese të një skandali të rëndë, i cili nuk mund të kalojë me një deklaratë “fletë-rrufe” të Partisë Demokratike, sot edhe dje.

Është e turpshme sjellja zyrtare e PD, e cila në vend që të sqarojë faktet për lidhje financiare me burime ruse, sulmon median amerikane.

Lidhur me përpëlitjen dhe akuzat qesharake të Partisë Demokratike, përgjigjia më e saktë dhe shteruese është reagimi i një prej gazetarëve të Revistës amerikane, zonjës Hannah Levintova, e cila sqaroi dje se:

“Artikulli është kryesisht i bazuar në dokumentat e plotësuara për Mbretërinë e Bashkuar dhe të formularëve zyrtarë të lobeve në Shtetet e Bashkuara për Departamentin e Drejtësisë dhe Kongresin.

Këto dokumente janë publikuar në shkrim. Akuzat se Mother Jones ka marrë para nga Edi Rama për ta publikuar këtë artikull janë absurde. Ne nuk pranojmë kurrë pagesa për një investigim, në çfarëdolloj forme qofshin ato dhe sigurisht që nuk e kemi bërë edhe në këtë rast.

Gjithashtu: Mother Jones është një uebsjat investigativ që ka fituar çmime për investigimet e tij dhe ka një sajt me 10 milionë lexues çdo muaj. Vitin e kaluar, ne fituam Çmimin Revista e Vitit dhe Çmimin Revista Kombëtare për raportimin më të mirë, nga Shoqata Amerikane e Botueseve të Revistave në Shtetet e Bashkuara.”

Prandaj Lulzim Basha dhe Partia Demokratike i detyrohen menjëherë shqiptarëve një sqarim të plotë të gjithë këtij skandali, të cilin e konsiderojmë tepër i rëndë.

Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim gjithpërfshirës, në bashkëpunim me FBI-në dhe autoritetet britanike, për të zbardhur deri në fund përmasat e këtij skandali tepër të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryekomandanti i NATO’s PARALAJMËRON: Në Ballkan po rritet ndërhyrja ruse
Previous article Sebastian Vettel thyen rekordin e pistës së Barcelonës

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT