• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“New York Times letër higjenike”/ PD: Ekstremiste, i ka financuar Rama me para
Home
Shqipëri

“New York Times letër higjenike”/ PD: Ekstremiste, i ka financuar Rama me para

8 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike i është rikthyer sulmit ndaj mediave amerikane fill pasi këto të fundit kanë investiguar lidhjet e kryedemokratit Lulzim Basha me Rusinë dhe pagesat e kryera prej tyre për të promovuar Bashën në Uashington.

Përmes një deklarate nga “selia blu”, folësja e kësaj force politike ka sulmuar drejtpërdrejt “Mother Jones” ku e ka akuzuar se është media ekstremiste e majtë dhe se e ka paguar Edi Rama.

Pas deklaratës së bërë, nuk u paraqit asnjë provë nga organet e demokratëve për të vërtetuar akuzat e artikuluara.

Mbase PD i është rikthyer kohës kur ish-kryeministri Sali Berisha e cilësonte gazetën më prestigjoze në botë “New York Times”, si të denjë për letër higjenike pasi kjo e fundit investigoi aferat që sollën tragjedinë e “Gërdecit”.

Deklarata e PD-së

Shkrimi i publikuar në Mother Jones, një media ekstremiste e majtë e njohur për qëndrimet e saj anti-Trump, është financuar nga Edi Rama me para të paligjshme.

Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të.

Akuzat me rusë të artikullit janë thellësisht qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spiropali.

Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin.

Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimit dhe inkriminimit të Partisë Socialiste fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Por është akoma më e rëndë që një parti e tërë po angazhohet përherë e më shumë në mbrojtje të drogës dhe të krimit.

Edhe ky cikël akuzash të mercenarëve të paguar me paratë e kontrabandës dhe trafikut që kur Elisa ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, do të diskretitohen.

Ajo që mbetet është ajo që ka rëndësi – Saimir Tahiri si trafikant dhe familja Rama e përfshirë në tregtinë e kokainës.

Këta janë rreziku i destabilizimit të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E kush tha që sillet keq me gazetarët? Ja si përulet Berisha para tyre
Previous article ‘Europa League’/ Skedina e ekspertit, ja 5 ndeshjet që mund t'iu bëjnë me para sot

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT