• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Kapiteni i Teutës shënjestron Kukësin: Rifituam besimin, nuk ndalemi
Home
Futboll

Kapiteni i Teutës shënjestron Kukësin: Rifituam besimin, nuk ndalemi

8 March, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Teuta vazhdon me përgatitjet në terren në kuadër të ndeshjes me Kukësin, që do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Bregdetarët po e përgatisin me entuziazëm këtë takim, teksa janë të bindur se nga Kukësi do të kthehen me rezultat pozitiv.

Kapiteni Arbër Çyrbja e pranon forcën e kundërshtarit, por theksoi se Teuta nuk ndalet më. “Po kalojmë një moment të mirë që duam ta shfrytëzojmë. Ekipi ka rigjetur besimin dhe rezultatet e fundit na kanë bërë shumë mirë. Në Kukës shkojmë të bindur dhe të motivuar për të zhvilluar një lojë të mirë”, tha fillimisht shijakasi i Teutës.

I pyetur nëse me një barazim në shtëpinë e kampionëve në fuqi do të ishte i kënaqur, mesfushori i krahut të djathtë, u shpreh: “Barazimi? Nuk do të ishte keq të ktheheshim me një pikë nga ‘Zeqir Ymeri’, por ne po përgatitemi për të marrë maksimumin nga ky takim, pasi kemi shumë nevojë për pikë. Gjithsesi, edhe një pikë nuk është keq kundër Kukësit”.

KUKËSI SI TABU

Lidhur me faktin që Teuta nuk ka fituar asnjë ndeshje këtë edicion përballë Kukësit, Çyrbja mendon se ka ardhur momenti që edhe kjo statistikë të thyhet. “Është e vërtetë që nuk kemi marrë asnjë pikë këtë sezon kundër tyre, por nëse do të ishim treguar më cinik mund të kishim marrë të paktën një barazim.

Gjithsesi, ajo i përket së kaluarës dhe tani duhet të fokusohemi tek e tashmja. Kundërshtari nuk është se po shkëlqen dhe ky fakt na motivon”, theksoi kapiteni i Teutës. Ndërkohë, Elis Bakaj, që është golashënuesi më i mirë i Kukësit dhe Superiores, është larguar nga kampionatet e vendit.

I pyetur nëse ky është një element pozitiv për Teutën në prag të kësaj ndeshjeje, Çyrbja tha: “Sigurisht që për ne është lajm i mirë, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë i Superiores dhe është një lojtar me vlera që i hap punë çdo ekipi. Në çdo ndeshje ai ka qenë vendimtar për Kukësin me golat apo asistet, ndaj them se ky është një element më shumë për t’u kthyer me rezultat pozitiv nga Kukësi”.

Ndërkohë, pavarësisht barazimit “in extremis” me Partizanin, Teuta sërish ndodhet e parafundit. Gjithsesi, Çyrbja beson se ekipi do të ringrihet shpejt, teksa nuk i pëlqen të flasë për Vllazninë rivale. “Ne duhet të shohim ndeshjet tona. Nëse marrim më të mirën nga ato që kanë mbetur, atëherë do të sigurojmë qëndrimin në Superiore. Vllaznia bëri mirë me Flamurtarin, por gara është e hapur dhe ne jemi shumë optimistë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARME, TRITOL, MUNICIONE, LENDE NARKOTIKE/ Nami në Shkodër. Arrestohet shtetasi (EMRI)
Previous article Joachim Low, zgjedhja e parë për pankinën e Arsenal

Q.Autor

Postime të ngjashme

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi Futboll

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të… Futboll

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të…

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier Futboll

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT