Dani Alvesh u largua nga Juventusi me objektivin për të fituar Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së, por u eliminua dhe u konsiderua si një nga fajtorët e kësaj humbjeje. Tifozët bardhezinj e kritikuan dhe e tallën në rrjetet sociale duke i thënë që të provonte vitin tjetër, sepse këtë herë nuk ia doli të bënte histori me francezët.
Por për eliminimin e Dani Alveshit nuk janë gëzuar vetëm tifozët bardhezinj, por edhe ata të Realit. Për vite me radhë në Spanjë ai ishte një nga rivalët më të fortë të Kristiano Ronaldos dhe gjithmonë i hapte punë në ndeshjet derbi mes dy skuadrave. Që kur është larguar ai ka “vuajtur” pre Ronaldos dhe prej Realit.
Një vit më parë madrilenët fituan në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, ndërsa të martën e eliminuan në fazën e 1/8-ave.
Gjatë ndeshjes Alvesh ishte një nga lojtarët më të dobët në fushën e lojës, duke mos arritur të ishte konstant në fazën mbrojtëse dhe duke lënë hapësira që u shfrytëzuan nga rivalët. Ai tentoi ta ndalte Ronaldon me çdo kusht, madje edhe duke fshirë hundët te fanella e tij.