Ndodh shpesh që kur një mik i joni ka ditëlindjen dhe ne zgjedhim foton më të mirë nga kujtimet për ta shpërndarë me të tjerët e për ta uruar.
Bella Hadid,ka bërë të njëjtën gjë por jo me foton më të mirë . Ajo ka zgjedhur një foto duke u zënë . Ajo nuk shpjegon se kur apo pse të dyja kanë argumentuar, por me sa duket, mosmarrëveshja nuk zgjati shumë.
“Kjo është një fotografi reale kur ishim duke bërtitur me njëra-tjetrën,” shkroi Hadid në titull, “por kemi bërë paqe pesë minuta më vonë kështu që është mirë”.
Por Bella i theksoi edhe momentet më të lumtura të saj dhe të Kendallit në një tjetër foto. Të dyja ishin duke buzëqeshur në foton tjetër . “Sa do doja të ishim duke qeshur edhe tani”, shkruante ajo.
Pergatiti: /ALpeNews.al/


