Pas artikullit të publikuar nga portali Mother of Jones ku ngrihen akuza se Partia Demokratike në Shqipëri është financuar nga kompani offshore të lidhur me elementë rusë për lobimin e saj në SHBA, ka reaguar vetë PD.
Rastin e publikoi në faqen zyrtare të tij në Facebook, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha “të japë llogari për gropën e zezë në të cilën ka futur Partinë Demokratike”.
“Në një artikull investigativ të tre gazetarëve zbulohen fakte konkrete ku Partia Demokratike ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e Lulzim Bashës, në SHBA.
Siç konfirmon investigimi, Lulzim Basha kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.
Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj,” shkruan Balla.
Reagimi i PD
Ndërkohë në një deklaratë, Partia Demokratike është kundërpërgjigjur duke e quajtur këtë shkrim, shpifje të gabuar.
“Shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga fallsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike. Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsionit.
Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesin politik të trafikut të kokainës kolumbiane.
Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetëR. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse” shkruhet në reagimin e PD-së.
Reagimi i Ambasadës Ruse
Për këtë reagoi edhe Ambasada Ruse duke e quajtur materlialin një trillim krejtësisht absurd, , i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme
Kemi vënë re një artikull të publikuar më 6 mars në uebsajtin e revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar nga disa gazeta shqiptare, për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri.
Materiali në fjalë përbën një trillim të radhës krejtësisht absurd, i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme. Spekulime të tilla janë pjesë e kontekstit të një fushate të pistë
mediatike që është iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë. Qëllimi është i qartë: të imponohet një përceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.
Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.
Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur.
Postimi i Taulant Ballës
Zbardhen lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike me llogari bankare të dyshimta dhe kompanive të lobimit
Në një artikull investigativ të tre gazetarëve zbulohen fakte konkrete ku Partia Demokratike ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e Lulzim Bashës, në SHBA.
Siç konfirmon investigimi, Lulzim Basha kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.
Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj.
Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente.
Pas pagesës Muzin kontaktoi Stephen Bannonin dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës dhe vendosi që Lulzim Basha të intervistohej nga Breitbart News.
“Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të hidhur politike.
Për disa javë, PDSH e Bashës, e cila udhëhoqi opozitën, kishte protestuar kundër koalicionit qeverisës të kryesuar nga kryeministri Rama dhe Partia Socialiste.
U fol që PDSH dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të qershorit.
Dukej se Shqipëria mund të shkonte në trazira serioze. PDSH ju kthye republikanëve në Uashington për ndihmë,” konfirmohet në hetimin e tre gazetarëve.



