Presidenti Donald Trump renditet në vendin e 766 në listën vjetore të miliarderëve të “Forbes”, duke rënë me 222 pozicione në klasifikimin e përvitshëm.
Revista prestigjoze shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak të një rënieje në vlerën e pronës së Nju Jorkut dhe të ardhurave në rënie për kurset e tij të golfit.
Sipas revistës “Forbes”, Trump aktualisht ka një pasuri me vlerë 3.1 miliardë dollarë nga 3.5 miliardë që kishte më parë.
Në krye të listës është themeluesi dhe shefi i faqes gjigante online Amazon, Jeff Bezos.
Pasuria e Bezos ka arritur në 112 miliardë dollarë.
Gjatë vitit të shkuar, Bezos ka fituar plot 39.2 miliardë dollarë.
Ngritja e pasurisë në mënyrë kaq të shpejtë ka thyer të gjitha rekordet.
Rritja e tij lë prapa edhe themeluesin e Microsoft Bill Gates, pasuria e të cilit është 90 miliardë dollarë këtë vit, i ndjekur nga Hathaëay me 84 miliardë dollarë në vit.
Gates ka kryesuar listën për 18 herë nga 24 vitet e fundit.
Por sipas revistës SHBA është vendi që ka më shumë miliarderë, me 585, e pasuar nga Kina. Vetëm Kalifornia ka 144 miliarderë, më shumë se çdo vend përveç SHBA dhe Kinës.
Gjermania ka më shumë nga çdo vend evropian, me 123. India ka 119 miliarderë dhe Rusia 102.
Në Britaninë e Madhe ka 53 miliarderë sipas Forbes, nga 54 në 2017.
Luisa Kroll dhe Kerry Dolan, nga Forbes Media, thanë: “Super të pasurit vazhdojnë të bëhet edhe më të pasur, duke zgjeruar boshllëkun mes tyre dhe të gjithë të tjerëve”.
Lista e miliarderëve të Forbes është një fotografi e pasurisë e marrë më 9 shkurt 2018. Revista përdor çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit të asaj dite nga e gjithë bota.(TemA TV)