• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROVAT E REJA/ Adriatik LLALLA, si bleu toka në Tiranë me 1 000 lekë metri katror, të cilat vlejnë 80 mijë lekë (DOKUMENTI)
Home
Breaking News

PROVAT E REJA/ Adriatik LLALLA, si bleu toka në Tiranë me 1 000 lekë metri katror, të cilat vlejnë 80 mijë lekë (DOKUMENTI)

7 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Thellohet skandali i Adriatik Llallës, sa më shumë hidhet dritë mbi skemën e errët financiare të përdorur prej tij, për të fshehur pasuritë që sipas sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson me sa duket janë vënë nëpërmjet përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Sot po botojmë të plotë kontratën e blerjes së pasurisë së paluajtshme të një toke me sipërfaqe prej 4 500 metrash katrorë në Tiranë nga z. Llalla me një çmim prej 1 000 lekësh metri katror. Një pronë që si me magji, pas 5 muajsh vlen shumë herë më tepër, duke u llogaritur tashmë, në 80 mijë e 720 lekë metri katror. Kaq mjafton për të kuptuar se pas gjithë këtij operacioni fshihen sekrete të errëta përfitimesh shumë të dyshimta. Ky rast dhe shumë veprime të tjera të ngjashme, janë tashmë nën lupën e hetuesve që po verifikojnë gjithë veprimtarinë, operacionet financiare dhe ato pasurore të ish Prokurorit të Republikës.

Alpenews.al botoi më herët gjatë kësaj jave një tjetër rast me shitblerje pronash të paluajtshme nga ana e z. Llalla. Me prova shkresore dhe fakte u vërtetua se si ai i ka blerë një ullishtë prej 3 000 metrash katrorë në periferi të Tiranës, një personi të dënuar për vrasje, palagosje dhe nje seri tjetër të gjatë krimesh dhe akuzash penale. Z. Llalla ia ka rishitur më pas këtë tokë, një biznesmeni të njohur në Tiranë e të përfolur si shumë pranë tij, për plot 250 mijë euro. Ose 22.6 herë më shtrenjtë sesa ia kishte marë një vrasësi.

 

Ky është rasti i dytë që Alpenews.al bën publik me dokumenta të plota, nga seria e provave të dosjes së errët të z. Llalla. Në kë rast, ndryshe nga rasti i parë, toka nuk i është blerë një vrasësi, por një personi me emrin Gazmen Brahimi, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, në Njësinë Administrative Dajt. Nga një verifikim paraprak rezulton se ky person eshte nje punonjes i thjeshte i nje spitali privat ne Tiranë dhe paguhet me një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj.

Por çuditërisht, ky person ka regjistruar kete prone prej 4 500 metrash katrore tokë në Tiranë, më datë 8 nentor 2016, pasi e ka blerë me lekë në dorë në shumën prej 45 milionë lekësh (te vjetra). Sektori i Antikrimit ekonomik eshte duke verifikuar burimin e ketyre te ardhurave qe ka perdorur z. Gazmen Brahimi për ta blerë këtë pronë. Pasi dyshimet e forta janë se ai është përdorur thjeshtë si një person për të fshehur “dhuruesit” e vërtetë të 4 500 metrave katrore tokë të ish Kryeprokurorit Llalla. Kjo është enigma e parë e madhe e kësaj prone, e cila po verifikohet se kujt i përkiste përpara se të regjistrohej në emër të z. Brahimi dhe se çfarë problemesh ka patur pronari i parë i tokës, me drejtesinë në atë kohë dhe me organin e Prokurorisë veçanërisht.

Çudia e dyte, është se personi e ka blerë tokën, pra z. Gazmen Brahimi e shtet ate vetem kater jave me pas. Në këtë mënyrë, kjo tokë ka ndërruar tre pronarë brenda katër javësh.

Por çudia e trete, qe e pason kohen e shpejte te kalimit te prones nga nje dore ne tjetren, eshte se perse kjo toke prej 4 500 metrash shitet pikërisht me të njëjtin çmim që edhe është blerë fillimisht. E si per çudi kjo prone e paster nga ana juridike dhe pronesore, eshte blere nga Prokurori i Republikes, me 1 000 lekë metri katror.

Llalla sipas shkresave deklaron se kjo tokë po blihet me të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes si edhe nga të ardhurat e shitjes së pronave të paluajtshme. Pra, origjina fillestare e te ardhurave te z. Llalla kanë buruar nga transaksioni me një vrasës.

Nga paratë e fituara prej shitjes se prones se tij, ai me pas ka nisur edhe kete zinxhir blerje pronash, siç po shohim nga ky shembull i sotme dhe siç do të shohim edhe me te tjera prona në vijim të botimit të dosjes së tij. Kjo i ka berë organet ligjzbatuese që të hetojnë paraprakisht ndoshta edhe mbi origjinën kriminale të pronave të ish Kryeprokurorit.

Por çfarë ka ndodhur pas pak kohe, siç tregon kjo shkrese pak me poshtë? Nëpërmjet vlerësueses Joana Cako, emri i së cilës figuron në të gjitha rivlerësimet e mëtejshme të pronave të patundshme te Llallës, kjo tokë e blerë me 1 000 lekë për metër katrorë të vlejë në fakt shumë herë më tepër.

Nga llogaritja e mëposhtme tek tabela e llogaritjes se rivleresimit te pasurise se Llallës, një toke qe vlen 4.5 milion leke, ne fakt vleka si me magji plot 360 milione e 231 mijë lekë.

Çfarë fshihet pas gjithë kësaj magjie që paskan pronat e ish Kryeprokurorit te cilat në momentin që blihen prej tij vlejnë fare pak lekë në raport me tregun dhe çuditërisht menjëhere sapo ato behen me letra prona të tij, paskan magjinë të kushtokan nga disa herë deri në 20- 30 herë më tepër brenda një kohe fare të shkurtër. Ndërkohë që normat ndërkombëtare dhe ato të Shqipërisë tregojnë se pronat e patudshme brenda një viti e kanë rritjen në masën 7-10%. Si ka mundësi që vetëm në arat që ka blerë Adriatik Llalla bie shi i artë??!

Përgatiti: Alpenews.al  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dua Lipa flirton me Calvin Harris, një lidhje e re në botën e showbizz-it? (FOTO)
Previous article ‘Lufta’ SHBA-Kore e Veriut, shefi i Sigurisë Kombëtare të Kim Jong niset me mesazhe sekrete në Uashington

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT