• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Reshjet dhe përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Ja çfarë po ndodh aktualisht në gjithë territorin e Shkodrës (FOTOT)
Home
Sociale

Reshjet dhe përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Ja çfarë po ndodh aktualisht në gjithë territorin e Shkodrës (FOTOT)

7 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër, kanë vazhduar në mënyrë periodike reshje të shiut, të cilat janë shoqëruar me shkrirje të dëborës dhe fryrjen e liqeneve, lumenjve dhe përrenjve.

Sipas informacionit nga terreni, kemi sipërfaqe të tokës së përmbytur, kryesisht tokë bujqësore në Bashkinë Shkodër, në Njësinë Administrative Bushat, Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Gur i Zi dhe Malësi e Madhe.

Ndërkaq, ka patur rritje të nivelit të ujit, kryesisht në Obot. Forcat e Armatosura janë në detyrë që nga ora 6:30 me 3 varka, 3 mjete dhe 20 trupa në ndihmë të banorëve të zonës.

Bashkia Shkodër: Rruga për në fshatin Bruçaj, Njësia Administrative Pult është e bllokuar, po ashtu dhe nga fshati Kir deri në Xhan dhe nga fshati Pog deri në qendër të Njësisë Administrative Pult. Rruga për në fshatin Mazrek të Njësisë Administrative Gur i Zi, është e bllokuar. Gjithashtu në rrugën Gur i Zi – Vukatan ka prezencë uji rreth 30 cm.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit janë të përmbytura mbi 300 ha. Ka prezencë uji në fshatin Obot. Rrezikohet ujësjellësi Oblikë. Përrenjtë kanë prurje të mëdha.

Problem shqetësues paraqiten edhe punimet që po bëhen në rrugën e Velipojës, pasi në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës. Ka prezencë uji edhe në fshatin Gomsiqe të Njësisë Administrative Velipojë.

Nga institucioni i prefektit vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e Bashkive dhe institucione si: HEC-et, DVP, OSHEE, KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, Autoritetin Verior dhe strukturat e ushtrisë, për mbajtjen në kontroll të situatës dhe mirëmenaxhimin e situatave të pritshme.

Aktualisht është vendosur një mjet i ushtrisë në fshatin Obot për të bërë transportimin e komunitetit, meqenëse segmenti rrugor që lidh Njësinë Administrative me këtë fshat është izoluar nga uji.

Në prefekturat e tjera (Tiranë dhe Durrës) nuk ka probleme, pasi ka rënë niveli i ujit në rrugë dhe situata po normalizohet.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Mbani vesh, xha Agro ka diçka shumë të rëndësishme”, Rama jep lajmin e mirë
Previous article Balotelli kritikon komentet e Dani Alves për Astorin: Ato që tha t’i kishte mbajtur për vete

Redaktor2

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT