Të gjitha i kishim parë e dëgjuar…Por që një lopë, të shkaktonte konflikte të mëdha në familje, nuk e kishim ditur!
Motër e vëlla zgjedhin rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”, për një konflikt të lindur nga humbja e një lope.
Yrke akuzon Xhevahirin se i ka falur hajdutit lopën dhe dëmshpërblimin që u takon, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e tij nga prona e përbashkët.
Ajo madje arrin deri aty sa të bëjë llogarinë duke i kërkuar 17 milion euro “dëmshpërblim”, pasi aq shitet një lopë, plus viçin, dhe ato që do bënin viçat më vonë. Llogari me paramendim…
AlpeNews.al


