Tiranë, e zë masivi i inerteve duke mbledhur skrap, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R. vdes i riu 26 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:00 në Shkozë, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.


