Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për herë të parë në lidhje me lëvizjen që kanë nisur kundërshtarët e tij në PD. Disa prej kundërshtarëve të tij, nuk kanë mohuar edhe themelimin e një partie të re.
‘PD sapo ka përfunduar procesin e analizës. Pretendimi që propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari janë pretekst. Ato nuk shqyrtohen nga kryetari, por nga kuvendi.
Në PD c’dokush ka hapesiren per te dhene idete e veta. Sulmet ndaj PD dhe kryetarit nuk eshte alternative politike. Kuvendi Kombetar do te mblidhet ne pranvere dhe aty eshte vendi qe te japim te gjithe idete. Procesi i bashkimit te partise nuk eshte proces negociatash personale me kryetarin.
Nuk është kryetari që i diskuton propozimet, por forumet. Kryetari ka të drejtë të bëjë propozimet e tij, bashkë me të tjerët. Unë ftojë të gjithë që të bëjnë propozimet e tyre.
Sulmet ndaj kryetarit dhe PD-së nuk i shërbejnë demokratëve, kur ka krim në pushtet, kur policia është e kapur nga krimi etj.’
Deklarata e plotë e Bashës
PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe do të riorganizohet, është e drejta e çdokujt për të bërë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar, janë preteks, nuk është kryetari ai që i shqyrton, por janë forumet, pasi kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij. Cdo ditë është i shtuar dhe do të vijojë që të ketë hapësirë për të fuqizuar PD dhe aksionin politik. Sulmet ndaj kryetarit dhe PD nuk janë ide politike dhe nuk u shërbejnë qytetarëve që përballen me krimin dhe drogën. PD ka luftuar kundër krimit dhe drogës dhe kjo është një kauzë që duhet t’i bashkojë të gjithë. I bëj ftesë cdo kujt, që bashkohet rreth këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit dhe të distancomi nga personat me rekorde kriminale, i ftoj të bashkohen rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe evropian, ku PD do të ndërtojë alternativën për transformimin e madh politik. Në pranverë do të mblidhet Kuvendi kombëtar, dhe gjatë këtij procesi çdo kush do të ketë hapësirën për propozime.
Por si do e bashkoni ju, kjo është përgjegjësi e juaj?
Cdo demokrat nuk pret që të jetë proces negociatash personale, por krijimi i një hapësire, ku cdo kusht që ndanë këto vlera, pavarësisht se ka 27 vite që kontribuon apo vjen për herë të parë. Unë vetë e kam shpallur vizion tij, kjo është një parti e anëtarëve, jo kryetarit, n/kryetarit apo ish-ëve. Cdo kush që ka propozime ti parashutojë në Kuvend, kjo është ftesa që unë kam për të gjithë.


