Ka humbur jetën minatori Qazim Likmetaj, një nga pesë minatorët që janë plagosur me datë 22.02.2018 në minierën e Shën Gjunit, në Klos.
Pas ngjarjes në minierë, kompania AlbChrome ka deklaruar se avaria është shkaktuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, sot njëri prej tyre ka humbur jetën në spital.


