• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e Hajdarit/ Ç’ndodhi në zyrat e PD natën e krimit, Haxhia: Berisha i dha urdhër “Dil Azem dhe sqaroje kush janë”
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja e Hajdarit/ Ç’ndodhi në zyrat e PD natën e krimit, Haxhia: Berisha i dha urdhër “Dil Azem dhe sqaroje kush janë”

6 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Ismet Haxhia, nje nga personat qe beri burg si i akuzuar per vrasjen e Azem Hajdarit, teksa thote se pritja ishte per Berishen, jep detaje nga nata e tmerrit.

Ne intervisten e dhene per “Panorama“, Haxhia thote se “Azemi ka qenë në zyrë dhe po përgatiste me stafin e zyrës së shtypit të PD-së kasetën e mitingut në Fier për t’ia çuar Berishës që ta shikonte. Azemi ka marrë kasetën me kronikën dhe ka shkuar në zyrën e Berishës, ndërkohë që telefonin e tij celular e la në zyrën e tij”.

Sipas Haxhise, “Azemi ka qenë në zyrë dhe po përgatiste me stafin e zyrës së shtypit të PD-së kasetën e mitingut në Fier për t’ia çuar Berishës që ta shikonte. Azemi ka marrë kasetën me kronikën dhe ka shkuar në zyrën e Berishës, ndërkohë që telefonin e tij celular e la në zyrën e tij.

Ai kishte një javë që kishte marrë telefonin celular, ia kishte dhuruar një kosovar. Në zyrë, Azemi ka lënë Mentor Dajën, një ish-oficer i SHISH-it dhe Fisnik Sinën, gazetar, mik i Berishës. Mentor Daja ka dalë jashtë godinës, ka parë makinën ku rrinte Fatmir Haklaj dhe ka marrë në celularin e Azemit dhe ka thënë që është një makinë e dyshimtë, me targa të Vlorës, VL 0676 A, është me fenerlinë dhe ka katër persona të armatosur brenda. Ai i thotë Fisnikut, se ai e ngriti telefonin që kishte lënë në zyrë Azemi, që lajmëroje Azemin për këta dhe të ketë kujdes.

Fisnik Sina, pas telefonatës shkon në zyrën e Berishës dhe i thotë se ishte një telefonatë për ty, ku më tha se një makinë me persona të armatosur ndodhet pranë godinës së PD-së dhe tha që të bëjmë kujdes. Berisha ka thënë: Dil Azem dhe sqaroje kush janë këta!!! Pse duhej të nxirrte Berisha Azemin që të dilte të sqaronte me personat e armatosur, kur ai mund të lajmëronte Kryeministrin, Presidentin, ministrin e Brendshëm që jemi rrethuar nga banda të armatosura etj., etj.. Kishte shumë mundësi që të vinte alarmin e institucioneve.

Azemi ishte në një periudhë të mirë marrëdhëniesh me Berishën, pasi ishin zënë shumë herë. Atëherë Azemi shkon në zyrën e tij, merr nga kasaforta pistoletën “Zastava” me silenciator dhe del në korridorin e katit të dytë të PD-së. Aty ka gjetur Sali Lushën me Genc Pollon. Por Genc Pollo erdhi në gjyq dhe gënjeu duke thënë se kishte qenë në seli 1 orë para rrëfimit të ngjarjes, duke e hequr veten nga ngjarja.

Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum. Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri sepse... (FOTO)
Previous article Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, kërkon që të votohet demarkacioni

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT