• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Reagime inkurajuese për SPD pas votës pro koalicionit
Home
Europë

Reagime inkurajuese për SPD pas votës pro koalicionit

6 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

66% e anëtarëve socialdemokratë votuan për koalicionin e ri me konservatorët, një rezultat shumë më i mirë se pritej. CDU e CSU reagojnë të lehtësuara e me gëzim, zëra kundër vijnë nga partia populiste e djathtë, AfD.

Prezantimi i rezultatit në selinë e SPD-së, kreu në detyrë i partisë, Olaf Scholz (djathtas)

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate votuan me shumicë të qartë për koalicionin e ri me konservatorët. Me këtë vendim të Partisë Socialdemokrate i jepet fund një procesi të gjatë të formimit të qeverisë në Gjermani, një proces që asnjëherë më parë nuk ka zgjatur kaq shumë.  Rezultat ishte shumë më i mirë se sa pritej. Edhe pjesëmarrja në votime ishte më e lartë se ajo e vitit 2013. 78% e anëtarëve morën pjesë në votime. Më shumë se 66% e bazës së partisë e dhanë votën pro koalicionit, gjithsej 239.604 anëtarë. Ndërkohë me Jo u shprehën 33,% e anëtarëve të partisë, pra 123.329 anëtarë socialdemokratë. Kryetari i Partisë Socialdemokrate në detyrë, Olaf Scholz u shpreh në konferencën e shtypit të dielën, se shumica e partisë e ndoqi propozimin e kryesisë për të hyrë në një koalicion të ri me konservatorët. Tani kemi qartësi për qeverinë e re gjermane. SPD nuk e pati të lehtë këtë vendim, tha Scholz, që falënderoi anëtarët që votuan, por nga diskutimet e kësaj kohe ne dalim më të fortë, theksoi ai. Ditët e ardhshme pritet të bëhen publik edhe emrat e ministrave të ardhshëm socialdemokratë në kabinetin e ri.Deutschland Ergebnis des SPD-Mitgliedervotums (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Merkel përgëzon socialdemokratët

Pas rezultatit pozitiv të SPD-së reagoi edhe kancelarja, Angela Merkel. Ajo e falënderoi SPD-në për “rezultatin e qartë” për një koalicion me konservatorët. “E përgëzoj Partinë Socialdemokrate për këtë rezultat të qartë dhe jam në pritje të bashkëpunimit tonë për të mirën e vendit”, shkroi kryetarja e partisë konservatore, CDU, Merkel në Twitter. Vota socialdemokrate i mundëson tani Merkelit mandatin e katërt.

Vlerësime pozitive – AfD kundër

Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil falënderoi bazën e partisë. “Faleminderit për debatin e pasionuar të këtyre javëve. Tani duhet qeverisje e mençur dhe ta rigjenerojmë SPD-në”, u shpreh ai. Zëvendëspresidenti i Bundestagut, Thomas Oppermann i SPD-së e vlerësoi rezultatin. “66% për marrëveshjen e koalicionit. Kjo është shumë më e qartë, se e kisha menduar. Anëtarët tanë nuk e patën të lehtë këtë vendim. Jam krenar për Partinë Socialdemokrate.” Ndërsa kritiku më i madh i koalicionit me CDU/CSU, kreu i të rinjve socialdemokratë, Kevin Kühnert u shpreh i zhgënjyer për rezultatin. “Ne dolëm për të fituar, prandaj tani sigurisht jemi të zhgënjyer, por kritika për koalicionin e madh mbetet”, shkroi ai në Twitter.

Angela Merkel äußert sich zu neuen Kabinettsmitgliedern (picture alliance/dpa/B. von Jutrczenka)

Vlerësime për votën pro të socialdemokratëve erdhën edhe nga partia konservatore, partnerja e koalicionit të ardhshëm. Sekretarja e Përgjitshme e Partisë Kristiandemokrate, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në Twitter se “ky është një vendim i mirë për Gjermaninë”. Ajo shprehet e gëzuar për miratimin e gjerë të SPD-së. Edhe politikani i njohur i CDU-së, Volker Bouffier e mirëpriti votën e SPD duke thënë se “kjo është një ditë e mirë për njerëzit në vendin tonë dhe të ardhmen e Gjermanisë. ” Politikani tjetër kristiandemokrat, Peter Altmeier e vlerëson pozitivisht rezultatin. “Të punojmë tani për Gjermaninë dhe Europën”, shprehet ai. Edhe politikani i Partisë Kristiansociale, Hans Michelbach u shpreh i lehtësuar për rezultatin. “Shumica e anëtarëve socialdemokratë i ka kërkuar qartësisht lidershipit të saj, të marrë përgjegjësi”, tha Michelbach të dielën në Berlin.

Ndërsa partia populiste e djathtë, AfD e quan këtë rezultat një katastrofë për Gjermaninë. “Më së voni në vitin 2021 do të vijë fatura. Deri atëherë ne jemi partia më e fortë opozitare për një politikë të arsyeshme e të qëndrueshme në interes të qytetarëve”, shkruan kjo parti në Twitter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ligji për gjuhët kthehet sot në Kuvendin e Maqedonisë
Previous article Përmbysjet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT