“A ka ardhur koha për të pranuar që Lulzim Basha në krye të PD është një dështim?”
Duke u përpjekur t’i përgjigjej kësaj pyetje, në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, ish kryeministri Sali Berisha dha nje mesazh, por theksoi se largimi i tij nga PD eshte pa kthim dhe se nuk do te marre më asnjë rol në të.
“Largimi im është pa kthim. PD nuk them se s’ka problematikat e saj, unë uroj ti kapërcejë, por i vetmi njeri që në mënyrë absolute s’mund të shkelë mbi veten e tij dhe vendimin që ka marrë, jam unë, se ky ka qenë vendimi që e kam mbajt me veten time më gjatë se asgjë tjetër, në momentin që duhet ta bëja.
Nëse zgjedhjet mbahen sot, shqiptarët po presin me padurimin më të madh të clirohen nga Edi Rama, është bërë sinonim i një njeriu të papërgjegjshëm, i lidhjeve me krimin, i nxirjes së emrit të këtij vendi.
PD kaloi në procesin e analizave, i kanë mbyllur, është në interesin e saj më të mirë të ulen për problematikën dhe të bashkohet cdo kontribut i saj, sa herë të më pyesin këtë përgjigje do kem, unë rol nuk do kem. Jam në një pozitë të vështirë se isha lider, unë nuk jam tani. Uroj që PD ta marrë në mënyrën më serioze bashkimin e të gjitha kontributeve se në mënyrën më absolute është jetike ky proces për këtë”.


