Matteo Renzi ka folur per here te pare sot nga Nazareti, ku ndodhet selia e PD pas disfatës ne zgjedhje.
“Ne kemi njohur qartë humbjen. Duhet të hapim një faqe të re në Partinë Demokratike. Ne jemi krenar për punën e jashtëzakonshme të këtyre viteve, por debati është i dukshëm. Italia ka një situatë politike ku ata që kanë fituar nuk kanë numrat e nevojshem për të qeverisur.
Gënjeshtra më e madhe është “ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje”. Ata tregojnë vlerën e tyre nëse janë të aftë për këtë.
Gabimi ynë kryesor ishte të mos kuptojmë se duhej të votonim në një nga dy dritaret e vitit 2017, me Francën ose Gjermaninë.
Këtë herë ne e kuptojmë se rezultati është zhgënjyes. Është e qartë që unë e lë drejtimin e PD.
Në pritje të lajmit “të madh” nga Renzi, ja ç’po ndodh në selinë e PD tani (VIDEO)
Mesa duket Matteo Renzi e ka vendosur të japë dorëheqjen pasi Partia Demokratike nuk fitoi në zgjedhjet e përgjithshme te dielën.
Selia e partisë së tij e mohoi këtë lajm, nëpërmjet zëdhënësit Marco Agnoletti.
Por e vërteta pritet për pak minuta, në orën 18:30, kur ish-kryeministri do të flasë nga selia e PD në Nazaret. Nderkohe ja cfare ndodh ne seline e PD teksa pritet konferenca e Renzit.
VIDEON SHIKOJENI KETU


