• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Thirrja e Juan Pedro Aladro Kastriotit ndaj patriotëve shqiptarë”, çfarë shkruante revista pariziene
Home
Dossier

“Thirrja e Juan Pedro Aladro Kastriotit ndaj patriotëve shqiptarë”, çfarë shkruante revista pariziene

5 March, 2018 luljetaautor Dossier

NGA AURENC BEBJA

Revista Pariziene “l’Echo des Jeunes”, në numrin e saj të 238-të, të 1 tetorit 1903, përshkruan Juan Pedro Aladro Kastriotin (1845 – 1914) si një njeri me një zgjuarsi dhe një energji të jashtëzakonshme, fisnik dhe dijetar që fliste rrjedhshëm tetë apo nëntë gjuhë: frëngjisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, italisht, holandisht, rumanisht, pa llogaritur dhe dy dialektet shqiptare. Revista shton se ai kishte një kujtesë fenomenale dhe një dituri mbresëlënëse.

Juan Pedro (lindur në Jerez të Spanjës) u arsimua në Universitetin e Seviljes; Fillon karrierën si avokat, duke vijuar më pas (1867) si diplomat në ambasadën spanjolle në Vjenë, Paris, Hagë etj. Pas karrierës diplomatike, ai bëhet deputet dhe meqë mbreti i Spanjës, Alfonsi i XII-të, e vlerësonte atë, e dërgon si përfaqësuesin e tij në kurorëzimin e mbretit të Rumanisë.

Pas vdekjes së Alfonsit të XII-të, ai shkëputet nga karriera politike dhe shkon të jetojë në Paris. Në qetësinë e sheshit Lamartine, ku jetonte në mesin e librave të tij, Princi, i ndihmuar nga sekretarët e tij, mbante lidhje aktive me Shqipërinë dhe të gjithë ata që interesoheshin për fatin e këtij kombi të lashtë.

Sipas revistës, prejardhja e tij shqiptare shpjegohet nëpërmjet stërgjyshit të tij, i cili ishte martuar me princeshën Kastriota, trashëgimtaren e patriotit të madh Skënderbe.

Ëndrra e Juan Pedros ishte “Shqipëria e lirë” dhe për këtë arsye u drejtohet asokohe patriotëve shqiptarë me këto fjalë:

“Vëllezër Shqiptarë,
Emri Kastrioti, të cilin e mbaj lart dhe me nder, më ngarkon me detyrime të mëdha dhe të shenjta. Ky emër përmbledh të gjithë historinë e lavdisë shqiptare; ky emër kujton gjithashtu pesë shekuj zije (vajtimi).

Unë kuptoj se sa serioze janë këto detyrime para jush dhe botës së qytetëruar, por me ndihmën e Zotit dhe tuajën, unë marr përsipër gjithçka.

Shërbëtor i përulur i Shqipërisë, i lindur në një tokë të huaj si rezultat i peripecive që detyruan të mërgonin paraardhësin tim mbretëror, Gjon Kastriotin, djalin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nuk kam ditë e natë, pasion tjetër apo mendim tjetër vetëm se shpëtimin tuaj. Dhimbja juaj është e imja, aspirata juaj është i imja.

Diplomacia evropiane të mos frikësohet, vepra jonë është një vepër paqeje. Pretendimet tona nuk janë të padrejta, ne nuk kërkojmë pronën e të tjerëve, ne duam vetëm atë që kanë edhe popujt e tjerë në botë: një Atdhe.

Thirrja jonë është: Zoti qoftë me ne ! Emri i lavdishëm i Skënderbeut është flamuri ynë. Me këtë britmë dhe në hijen e këtij flamuri, të bashkohemi të gjithë, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ! Unë, shërbëtor i përulur i atdheut shqiptar, ju kërkoj të luftoj përkrah jush në luftërat e shenjta të çlirimit.
O trima, o Shqiptarë”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush do e “hetojë” Saimir Tahirin? Zbardhen emrat e opozitës në komision
Previous article Dashuria mes deputeteve të PS-së, krah për krah dhe të qeshura

luljetaautor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament... Dossier

DOSSIER/ Taksa e rrugës që rrëzoi qeverinë më 1936-ën: Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament...

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit... Dossier

DOSSIER/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91: Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit...

DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin... Dossier

DOSSIER/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike: Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT