• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqipëria në Task-Forcën Mjekësore të Ballkanit, debate në Kuvend
Home
Shqipëri

Shqipëria në Task-Forcën Mjekësore të Ballkanit, debate në Kuvend

5 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë debatoi sot mbi marrëveshjen për ngritjen e një strukture ushtarake mjekësore shumëkombëshe të quajtur Task-Forca Mjekësore e Ballkanit.

 

Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia angazhohen për ngritjen e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit, një njësi e dislokueshme ushtarake mjekësore shumëkombëshe, që pritet të përgjigjet në raste krizash dhe fatkeqësish natyrore dhe emergjencash civile.

Në paraqitjen e relacionit që shoqëron këtë marrëveshje deputetët e mazhorancës argumentuan përfitimet që do të ketë Shqipëria nga zbatimi i saj në raste fatkeqësish natyrore.

Po ashtu, sipas deputetes së PS-së Elona Hoxha, anëtare e komisionit të Sigurisë Kombëtare, kjo është iniciativa e parë e këtij lloji për mbështetjen e operacioneve në përgjigje të krizave dhe për të vepruar në kohë rekord.

Marrëveshja, që është iniciativë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Norvegjisë, sipas saj, fuqizon bashkëpunimin rajonal. “Rasti i krizës së refugjatëve tregoi që duhet një koordinim më i mirë dhe kjo marrëveshje mund të shërbejë edhe në raste të tilla të ngjashme”, tha ajo.

“Lidhja e kësaj marrëveshje rrit efektshmërinë e strukturave ushtarake mjekësore dhe është një ndihmesë e madhe edhe për vendin tonë në raste të fatkeqësive natyrore. Marrëveshja rrit cilësinë e shërbimit dhe shkëmbimin e eksperiencave të vendeve anëtare”, tha ajo.

Ndërkohë deputetët e opozitës, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj marrëveshje, theksuan se ratifikimi i saj është i vonuar.

Sipas deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, “ngritja e kësaj Taske-Force është me impakt rajonal, por ajo është vonuar për 3 vite me radhë”. “Qeveria pretendoi se ratifikimi i kësaj marrëveshje kishte kosto rreth 5 milionë lekë të reja, ndaj dhe mesa duket e kemi vonuar 3 vite me radhë ratifikimin e saj”, tha ajo.

Por në emër të grupit parlamentar të PS-së, deputetja e PS-së, Edlira Bode replikoi duke theksuar se “nuk bëhej fjalë për 5 milionë lekë, por për kosto më të mëdhaja financiare që nuk mund t’i përballonim në vitin 2015”. “Tani jemi të përgatitur si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo logjistike”, tha ajo.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit” kërkon votim me shumicë absolute./ata/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shakira adoleshente dhe Shakira mami, ja sa ka ndryshuar këngëtarja (FOTO)
Previous article Kush është njëra e kush tjetra? Big Mama prezanton motrën dhe i bëri lëmsh të gjithë (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT