Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kritikuar partinë e tij dhe opozitën në përgjithësi.
Sipas tij, është e pafalshme që një vit para zgjedhjeve vendore, opozita nuk ka asnjë kandidat dhe nuk ka promovuar asnjeri.
“Me thënë të drejtën, është e pafalshme për Opozitën, që nuk ka kandidatë për kryetar të bashkive!
Pas një viti do hyjmë në zgjedhje vendore dhe vetëm këta që janë në detyrë njeh publiku!
Asnjë sfidant, ide apo ekip tjetër!
Puna është se nuk mjafton vetëm të kritikosh!
Duhet alternativë, zgjidhje! E njëjta gjë edhe për qeverinë!
Duhet të jenë në xhiro kandidatë dhe ekipe që artikulojnë ide, alternativa.
Jo vetëm kritika dhe protesta…
Nuk e kuptoj hiç!
Hapësira për të konkurruar me këto që janë është shumë e madhe, sepse gropa që kanë hapur është shumë e madhe.
Ata kur qeverisin e bëjnë keq! Më së shumti nuk qeverisin. Prodhojnë vetëm skandale dhe propagandë.
Dikush duhet të prezantojë një plan qeverisës pa drogë, me ekonomi të ligjshme e shtet të drejtë.
Nuk mjafton më oponenca! Nuk mjafton”, shkruan Manjani.(TemA)


