• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Maqedonia është dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”
Home
Rajon

“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Maqedonia është dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”

5 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Rreth 10,000 persona kanë protestuar sot në Shkup, duke kundërshtuar ndryshimin e emrit, në kontestin që ka Maqedonia me Greqinë për këtë çështje.Protestuesit kanë mbajtur flamuj dhe janë mbledhur afër statujës së Aleksandrit të Madh, duke brohoritur dhe thirur, “Ne jemi maqedonas”.

“Ne vetëm po mbrojmë emrin tonë. Ne jemi kundër ndryshimit të emrit, kaq. Askush nuk na e ka dhënë atë, askush nuk e ka krijuar atë. Ai emër duhet të jetë ashtu siç është”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, një protestues.

“Ne nuk i japim emrin tonë askujt. Ai është Maqedonia dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”, ka thënë një tjetër protestues.

“Maqedonia është emër shumë i mirë, e kemi në zemër, ne e duam Maqedoninë, ne jemi maqedonë, ne e duam Maqedoninë, nuk do të dorëzohemi”.

Marshi është organizuar nga lëvizja, Emri Ynë është e Drejta Jonë.
Shkupi dhe Athina kanë rritur përpjekjet për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar, lidhur me emrin e Maqedonisë.

Mosmarrëveshjet kanë filluar më 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë. Zyrtarët maqedonë kanë thënë se janë të gatshëm për bërë ndryshime në emër. Disa nga propozimet kanë qenë shtimi i parashtesave, “E madhe”, “E re”, apo “Veriore” në emrin Maqedoni.

Marshe të ngjashme janë duke u mbajtur nga maqedonët edhe në qytete të tjera në botë, duke përfshirë Uashingtonin dhe qytetin australian, Sidnej.

Në anën tjetër grekët kundërshtojnë çdo përdorim të termit Maqedoni në emrin zyrtar të shtetit të tyre fqinj./Express/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lori Hoxha shkëlqeu në 'Oscars on Top'
Previous article Liga e Leo Messit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT