Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e Komitetit Izraelit-amerikan të Çështjeve Publike ku foli për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë intervistës së zhvilluar në Uashington kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se vendi ynë është në vend të parë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Ne jemi kundër ekstremizmit të dhunshëm, dhe Netanjahu nga ka premtuar se do jetë ndër partnerët kryesorë që do të na mbështesë. Jemi shembull i jashtëzakoshëm ku myslimanët e të krishterët bashkëjetojnë më së miri,” tha Rama.
Kryeministri gjithashtu foli për miqësinë që kanë dy vendet Shqipëri dhe Izrael dhe dha lajmin se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë më avion nga Shqipëria për në Izrael.
Rama gjithashtu kujtoi kohën kur populli ynë ka mbrojtur hebrenjtë duke mos dorëzuar asnjë tek nazistët por duke i mbajtur në shtëpitë e tyre: “Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”


