• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AZILKERKUESIT/ 3307 qytetarë nuk janë lejuar të udhëtojnë jashtë Shqipërisë
Home
Sociale

AZILKERKUESIT/ 3307 qytetarë nuk janë lejuar të udhëtojnë jashtë Shqipërisë

4 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Në harkun kohor të dy muajve në periudhën 1 Janar 2018 deri më 28 Shkurt 2018, 3307 qytetarë nuk janë lejuar që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për shkak të mosplotësimit të kushteve drejt vendeve të Shengen. Nga këta, 246 janë minorenë, thotë policia.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.

Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.

Është intensifikuar mbikqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit. Gjatë periudhës 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

 

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëbora bllokon qindra familje në disa qarqe/ Situata e plotë në të gjitha zonat
Previous article Ushqimi që duhet ta hani gjatë shtatzënisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT