• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER: Zbulohet harta e rrallë italiane e shek XVII për territoret shqiptare
Home
Dossier

DOSSIER: Zbulohet harta e rrallë italiane e shek XVII për territoret shqiptare

4 March, 2018 Redaktor2 Dossier

ARTAN SHKRELI/ Meqe pas nje perndezjeje fillestare, imteresi per botimim e gjerave te reja per Skenderbeun ka rene (qofte dhe per dromca jo te rendesishme), po bej me dije disa hollesi nga nje harte e vjeter italiane e pastudjuar me pare.
Harta paraqet me detaje relativisht te mira Lezhen dhe rrethinat e saj.

Mjerisht auori i saj eshte i panjohur, dhe ne dokument nuk eshte i shkruar gjekundi as emri i tij e as viti i skicimit, por brendia e hartes na sugjeron te dhena qe hedhin drite edhe ne keto zbrazeti.

Behet fjale per nje doreshkrim me pene qe mban emertesen DI ALESSIO, nderkohe qe ne skedarin e arkives titullohet frengjisht “Carte italienne de la région située à l’embouchure du Drin” (Harte italiane e zones qe ndodhet ne grykederdhjen e Drinit).

Ky manuskript sot ruhet ne Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186, dhe eshte pergatitur ne shkallen pak a shume 1:30.000, ne nje flete te vetme me dimensione 280×425 mm.

…


Pa i hyre analizes se hartes, e cila paraqitet shume interesante, po perqendrohem shkurt ne autorin dhe kohen e hartimit.
Sa i takon autorit, ka shume te ngjare qe ai te jete nje relator klerik vendas (arber) i cili eshte ulur te perpiloje nje harte topografike si mbeshtetje te ndonje relacioni deskriptiv per rajonin e Lezhes.

Nuk duhet te jete e veshtire per hulumtuesit e historise te gjejne nje perputhshmeri te tille ne te ardhmen.

Teza e autorit vendas mbeshtetet kryesisht nga fakti se ne traktin e zmadhuar (bashkangjitur) verehen dy mikrotoponime ne gjuhen shqipe: “Vadimolin” (Vau i mullinit) te cilen autori e perkthen “cioe, Passo di Molini” dhe ca me poshte: “Uraechenetez” (Ura e Kenetes), “Ponte di p…”.

E sa i takon periudhes kur eshte bere, mund te thuhet jo pa baze se harta duhet te jete realizuar pak pas mesit te shek XVII.

Kjo sugjerohet jo vetem nga elementet e qarte paleografike, por edhe nga krahasimi i hollesive hatografike mes saj dhe nje tjerer harte, te se fameshmes “Corso delli Fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia…” e vitit 1688 nga At Coronelli.

Madje ka shume te ngjare qe dokumenti yne, bashke me shume te tjera, te kete sherbyer si material pergatitor per vete harten e Coronellit. Ky sugjerim vjen pasi me lehtesi verehet se ky i fundit, ne harten e shtampuar te 1688-es, i ka perdorur mot-a-mot keto mikrotoponime, por duke lajthitur paksa ne emertesat shqipe.

Gjithesi, pertej ketyre te dhenave, çka bie ne sy, eshte nje shkrim didaskalik e i thekshem mu prane qytetit te Lezhes (paraqitur me nje keshtjelle te forte e me flamurin osman ne maje dhe me varoshin te shtrire ne kembe te kodres).

Didaskalia thote: “Alessio, castello ove morí Scanderberg, flagello dell’ Imperio Ottomano” – Lezha, keshtjella ku vdiq Skenderbeu, kamzhik per Perandorine Osmane. Duket se autori, ne militantizmin e tij, me teper se nje njoftim enciklopedik, ka dashur te perkujtoje rezistencen e paharruar te arberoreve, duke e shkrire emrin e Lezhes me ate te Skenderbeut.
…
Gjergj Kastrioti qe bere mit qysh ne te gjalle te tij, e me pas nuk ka moment ne historine e shqiptareve qe te zbehej çka ai perfaqesoi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Duma, Pampuri, Spiropali dhe Mesi… Zbardhen pasuritë e deputeteve të reja
Previous article AHMET BRAHIMI/ Varrezat greke ose të pushtojmë të gjallët me të vdekur

Redaktor2

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906: T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906: T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e...

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90: Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90: Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer...

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990: Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda... Dossier

DOSSIER/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990: Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT