Pas ndeshjes Flamurtari-Kukësi, tifozët vlonjatë kanë tentuar të sulmojnë arbitrin Eldorian Hamiti. Tifozët ishin mbledhur para hyrjes së stadiumit, duke pritur që të sulmonin gjyqtarët nga Lezha.
Administratori Idrizi dhe forcat e policisë, kanë ndërhyrë duke qetësuar situatën. Furgoni i policisë ka shoqëruar arbitrat deri në dalje të qytetit të Vlorës.
Irritimi i tifozëve vlonjatë ka ardhur si pasojë e anulimit të golit në minutat shtesë në sfidën me Kukësin, që u mbyll në barazim 1-1. Gjyqtari i takimit anuloi golin që do t’i jepte fitoren Flamurtarit


