• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 16 VJEÇARIT/ Prindërit e autorit: “Nuk e duam më jetën! Zbulohet tragjedia që u ndodhi tri vite më parë
Home
Sociale

VRASJA E 16 VJEÇARIT/ Prindërit e autorit: “Nuk e duam më jetën! Zbulohet tragjedia që u ndodhi tri vite më parë

3 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në gjendje të dëshpëruar, me lot në sy, dy prindërit e tij, Artiri dhe Mimoza, treguan se si e kishin marrë vesh ngjarjen e rëndë. Mimoza gjatë bashkëbisedimit me gazetaren tonë Klodjana Haxhiaj, tha se tri vite më parë kishte humbur djalin e saj të madh 17-vjeçar, Frenkin, i cili u hodh nga tarraca e shtëpisë.

 

Ajo tha se: “Vdekja e Angelos prej dorës së djalit im është një vdekje e dytë për familjen tonë. Unë nuk e dua më jetën. Për çfarë ta dua më jetën pas kësaj? Unë qaj si nëna e Anxhelos sot dhe ndjej të njëjtën dhimbje. Nuk e di si djali im që ishte nxënës i shkëlqyer ka bërë këtë gjë, që as nuk merret dot me mend nga ne”, tha Mimoza duke vënë kujën. Babai i tij Artiri, edhe ai i mbytur në lot e dëshpërim, i kërkoi falje familjes së Anxhelos. “Shpirtërisht jemi pranë tyre në këtë ditë të zezë të shkaktuar nga djali jonë. Ju lutem që të pranojnë ngushëllimet tona si prindër, që e kemi vuajtur dhe e vuajmë këtë ngjarje të rëndë. Djali jonë të marrë dënimin e merituar, siç e parashikon ligji. Kemi çuar 5 njerëz që ti kërkojmë falje për t’i shprehur ngushëllimet tona për këtë humbje të madhe. Akoma s’kanë kthyer përgjigje”, tha ai.

Po ashtu babai i autorit të dyshuar tregon se kishte qenë një komshiu i tij që i kishte treguar se djali i tij kishte plagosur me thikë një bashkëmoshatar. Mes të tjerash ai shtoi se gjatë takimit me djalin e tij në polici, ky i fundit i kishte thënë se kishte qenë Angelo që i kishte qëlluar i pari.
“Në mori një komshiu im në telefon dhe më tha se ka plagosur një djalë nga lagja me thikë. Shkova vet në polici dhe i thash djalit ça ke bërë kështu dhe më tha; ‘O ba ai më qëlloi i pari dhe nuk e di sesi ndodhi më pas. Thikën e bleva tre ditë më parë.’ Djali im të dënohet, skam asnjë kundërshtim për këtë.”, theksoi ai.

TRI VITE MË PARË TJETËR TRAGJEDI
Artiri, në gjendje të dëshpëruar për të treguar sesa vuan prej tri vitesh familja e tyre humbjen e djalit 17-vjeçar, i tregon gazetares tonë dhomën e gjumit të tre djemve. Gazetarja Haxhiaj tha se në dhomën e gjumit gjenden tre shtretër, në mes të tyre është fotografia e Frenkit, kompleti i tij sportiv, librat, dhe sendet e tij personale të hapura në dhomë. Në të dy krahët e dhomës, janë dy krevatet e djemve të tjerë. Babai i përlotur thotë se që prej vdekjes së Frenkit, asnjë prej dy djemve që ka, Dejvi dhe më i vogli nuk flenë më në dhomën e tyre, por me nënën, “Mora psikologë, por as terapia nuk ka funksionuar”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ “Mërzitem kur…”, Armina Mevlani tregon planet e dasmës me Shkëlzenin (VIDEO)
Previous article FLOGERT MUÇA/ Grida, Ervini, Klevisi, Petriti dhe ‘Shqipëria e zezë’

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT