Mijëra persona morën pjesë në Festivalin e “Natës së Zjarrit”, i cili shënohet me rastin e arrestimit të ushtarit anglez Guy Fawkes dhe dështimit të planit të tij për ti vënë flakën Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar më 5 nëntor të vitit 1605.
Në festival, i cili njihet si festivali më i madh i fishekzjarreve të shtetit dhe organizohet në mënyrë tradicionale çdo vit më 5 nëntor në qytezën Lewes, me një popullsi prej 17 mijë banorësh, edhe këtë vit mblodhi pjesëmarrës të shumtë të grupmoshave të ndryshme.














