Dita që po lëmë pas mund të quhet padyshim “E premtja e zezë”. Thënë kjo, pasi janë shenuar në total katër grabitje të dhunshme në vend.
Duket se tani janë vene akoma më shumë në shënjester institucionet financiare dhe burimet e “cashit” të sigurt që qarkullojnë vlera të mëdha monetare.
Këto kategori, kanë qënë gjithmonë objektsulmi por rrallëherë brenda një dite si kjo e sotmja.
Nga exchange, tek banka e kambistët, ja çfarë ndodhi sot:
Ngjarja më e rende ishte padyshim ajo e Fierit.
Ngjarja: Rreth orës 10:55 minuta dy persona të maskuar dhe të armatosur i janë afruar pikës së Exhange pranë “Zogut të Zi” në Fier. Ata kanë kërcënuar pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe me armën drejtuar nga ai kanë kërkuar paratë. Brenda ka qenë një shitëse e cila ka kërkuar ndihmë duke bërtitur.
Ndërsa 63-vjeçari i ka futur paratë në çantë, grabitësit kanë tentuar të dalin por në këtë moment janë përballur me 53-vjeçarin Agur Vrenozi, i cili ka dëgjuar thirrjet e shitëses, por ka mbetur i plagosur me plumb në ballë. Agur është pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor.
DELVINË: Grabitet gjatë natës një kambist në Delvinë. Grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmanit, 70-vjec. Sipas raportimeve, mësohet se autorët kanë lidhur të moshuarin dhe e kanë dhunuar duke i marrë më pas një shumë të konsiderueshme të hollash.
Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për t’i shpëtuar grabitësve. Babë e bijë kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë. Ndërkaq policia ka mbledhur të gjitha provat e mundshme hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorëve.
Grabitet banka e nivelit të dytë: Grabitet në orët e para të mëngjesit një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 minuta. Autorët, 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë dhunuar rojën dhe kanë marrë kasafortën e bankës.
Nga të dhënat e para raportohet se autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nisur hetimet për të arrestuar autorët e grabitjes së bankës në Tiranë.
Rasti i 4 i grabitjeve këtë të premte. Një person i moshuar është grabitur në Tiranë.
Personat ende të paidentifikuar kanë marrë motorin dhe cantën me një shumë lekësh. Pak pas ngjarjes, policia ka gjetur te braktisur motorin.
AlpeNews.al





