• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas lëvizjeve të prokurorëve/ Arta Marku ndërron edhe GARDISTËT. Largon ata që shoqëronin…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Pas lëvizjeve të prokurorëve/ Arta Marku ndërron edhe GARDISTËT. Largon ata që shoqëronin…

2 March, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Pas lëvizjeve në krye të prokurorive dhe ngritjes së seksioneve të posaçme në organet e Akuzës, Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka ndryshuar edhe trupën e gardistëve që e shoqëron.

Mësohet se Kryeprokurorja Marku ka ndryshuar pesë nga shtatë punonjësit e Gardës që e shoqërojnë për çështje sigurie. Ajo ka bërë kërkesë në Gardën e Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Burimet thonë për “Panoramën”, se Marku do të ndërrojë edhe dy gardistët e mbetur që shoqëronin Llallën. Ata do të zëvendësohen me dy të tjerë nga Garda e Republikës. Që nga marrja e detyrës, Kryeprokurorja Marku ka bërë shumë ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në ato të rretheve. Ekzaktësisht, dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendë- suar atë me Dritan Rreshkën.

Ajo kreu lëvizje edhe brenda Prokurorisë së Përgjithshme, duke shkarkuar ish-drejtoren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça. Gashi madje bëri edhe padi në Gjykatën Administrative për shkarkimin, duke kërkuar rikthimin në detyrën e mëparshme.

Dhjetë ditë pas ndryshimeve të para, Marku nisi lëvizjet në prokuroritë e rretheve. Kështu, u shkarkua Dritan Gina, i cili ishte komanduar nga Llalla në krye të Prokurorisë së Elbasanit. Ai u zëvendësua nga Ardjan Nezha. Në Fier, Pali Deçollit iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë së rrethit dhe ai u zëvendësua nga Fatmir Lushi.

Edhe në Kukës, Artur Ismailukajt iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë përkatëse, duke u zëvendësuar nga Alketa Nushi. Ndërsa në Durrës, Agron Gjana, i cili ishte i emëruar u shkarkua nga detyra për t’u emëruar në krye të Prokurorisë së Pukës dhe vendin e tij e zuri Donika Prela.

Në janar, Marku vendosi që të ndërpresë të gjithë prokurorët e komanduar, duke i kthyer ata në prokuroritë e rretheve ku ishin emëruar. Po kështu, Marku firmosi edhe një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për ngritjen e strukturave të posaçme nëpër prokurori. Këto struktura, do të veprojnë deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme. Ato do të hetojnë vetëm çështjet e referuara nga Task-Forca Qendrore në Ministrinë e Brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E pabesueshme, shikoni çfarë bëjnë Tuna e Patrisi në makinë (VIDEO)
Previous article Shqiptarët mbrojnë Greqinë/ Dëshmitë rrëqethëse që vijnë nga kufiri me Turqinë

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT