• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Zbulohen DETAJET e reja: Sinjali për kontenierin me drogë erdhi nga porti italian
Home
Sociale

613 KG KOKAINË/ Zbulohen DETAJET e reja: Sinjali për kontenierin me drogë erdhi nga porti italian

2 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoritetet doganore shqiptare janë njoftuar nga pala italiane për ngarkesën prej 613 kilogramë kokainë.
Ky version doli gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura nga prokurori i dosjes, Edvin Kondli, u shprehen burime të sigurta të Top Channel.

Në muajin janar atëherë, kur kontenieri me 20 tonë babanë ndodhej në portin Livornos në Itali, autoritetet doganiere atje kanë hedhur dyshime për ngarkesën.

Në këtë moment është njoftuar vendi pritës, që është Shqipëria, pavarësisht se rezulton se kontenieri ka vazhduar udhëtimin në Maltë për të përfunduar më tej në Portin e Durrësit.

Njoftimi, sipas qëndrimit të Prokurorisë i është bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Tiranë, e cila ka ndërmarrë në datën 27 shkurt atëherë kur është regjistruar edhe procedimi në kontroll në bazë të analizës së riskut, pasi kishte njoftuar edhe prokurorinë dhe policinë.

Më tej, operacioni sipas prokurorisë së krimeve të Rënda ka vazhduar me dorëzim të kontrolluar për të konfirmuar se ngarkesa do të dorëzohej në magazinën e “Arbëri Garden” në Maminas.

Për dy të arrestuarit e kësaj ngarkese, shoferin Armando Pezaku dhe Donaldo Lushajn, prokuroria tha se janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që dy persona të tjerë, bashkë me Arbër Çekajn janë në kërkim.

Por, xhaxhai i Armando Pezakut pretendon pafajësinë e nipit.

“Armandi ka 5-6 muaj që është punësuar dhe punonte me konteniera. Një e çonte paradite në Vorë, të nesërmen shkonte në Elbasan, nuk ka lidhje fare Armandi me këtë”, thotë Gëzim Pezaku.

Nga ana tjetër, edhe avokati i Donaldo Lushajt pretendon se klienti i tij nuk është i implikuar.

“Për një të punësuar me 25 mijë lekë në muaj çfarë droge do bëjë’, tha Maks Haxhia.

Për këtë rrjet ndërkombëtar droge ndodhen vetëm dy persona në burg për të cilët u dha arrest me burg, ndërkohë që ende nuk dihet se kush janë porositësit e vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona poston foto seksi, fansat e kryqëzojn: O e bukura dheut i q**e ropt Photoshopit...
Previous article Turjan Hyska probleme me policinë, e ndjekin uniformat blu (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë Aktualitet

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT