Pronari i pikës së këmbimit, Gëzim Hoxha 64vjeç dhe një person tjetër Agur Venozi të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia u vendos në ndjekje të autorëve duke arrestuar vetëm njërin prej tyre në fshatin Baltës, me inicialet D.S. nga Vlora.
Denis Fyraj është njëri prej autorëve të ngjarjes dhe është nga qyteti i Vlorës.
Në qendër të qytetit në mes të ditës është grabitur një pikë këmbimi valutor.
Autorët mësohet se kanë qenë dy, njëri është futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa mori një çantë me para.
Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 10;55 në Zogun e Zi, Fier.
Gjatë përleshjes me pronarin e pikës së këmbimit, autori qëlloi me armë zjarri automatik duke plagosur dy persona, pronarin dhe një të afërm të tij, më pas u larguan me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.


