Në qendër të qytetit në mes të ditës është grabitur një pikë këmbimi valutor. Në momentin e grabitjes së pikës së këmbimit është plagosur pronari gjatë përleshjes, ndërsa autorët kanë marrë shumën me para në një çantë dhe janë larguar me shpejtësi.
Pronari i pikës së këmbimit, Agur Venozi së bashku personin tjetër që u plagosën janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia është vendosur në ndjekje të autorëve duke arritur që të kapë njërin prej tyre në fshatin Baltës. Ai ka braktisur makinën duke u hedhur në lumë, por nuk i ka shpëtuar arrestimit. Ndërkohë që policia ka sekuestruar një çantë me para. Ndërkohë që vijon puna për të arrestuar edhe autorin e dytë të grabitjes.
Autori është nga Vlora me inicialet D.S. ndërsa vijojnë hetimet nga policia e Fierit për të zbardhur të gjithë ngjarjen. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe shumë dëshmitarë, ndërsa në pikën e këmbimit janë afruar shumë njerëz për t’i dhënë ndihmë pronarit të pikës së këmbimit që u plagos.


