Përfundon takimi i Komisionit të Jashtëm në Presidencë. Në një prononcim për mediat deputeti Edi Paloka u shpreh në dakortësi me cfarë ishte biseduar me presidentin. Paloka u shpreh se ka mungesë transparence nga Ministria e Jashtëme.
Deputeti demokrat Edi Paloka, tha se edhe mazhoranca ra dakort që qëndrimi i Presidentit.
“Pas parashtrimit të Presidentit lidhur me qëndrimin e tij, ramë dakort që të gjithë, që qëndrimi i Presidentit është qëndrim korrekt dhe i përgjigjet përgjejgësisë dhe detyrimit që ka për të qëndruar tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Paloka.
Nga ana tjetër kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli tha se “Ne kemi një eksperiencë negative nga marrëveshja që është hedhur poshtë. Ne kemi dëgjuar me vëmendje cka tha Presidenti. Ndaj të njëjtin opinion me Presidentin, shtyllat e diskutimit ishin; marrëveshja nuk duhet të dështojë dhe të bëhet sa më parë, sepse kështu mund të jemi më të sigurt në rrugën drejt Europës.”
“Grupi i negociatorëve? Nuk u futëm në diskutimin e emrave, ai është prezantuar te Presidenti. Propozimi i Presidentit ishte edhe dakordësia jonë ishte që grupit mund ti atashohen edhe profesorë të së drejtës ndërkombëtarë apo ekspertë, që mund të jenë këshilltarë të mirë për të diskutuar me palën greke. Në takim nuk u futëm në diskutime mes shumicës dhe opozitës, me Presidentin u dakordësuam për shumëçka. Në Hagë shkohet nëse vendet nuk bien dakord për marrëveshje, në këtë rast nuk shikoj arsye,” tha Kodheli.
Ndërkohë, përfaqësuesja e LSI-së Klajda Gjosha falenderoi presidentin Ilir Meta duke thënë se duhet zbatuar vendimi i Kushtetueses.
“Dëshiroj të falënderoj Presidentin, takimi ishte në kuadër të transparencës dhe ngërçeve që mund të ketë pasur. Ishte takim konstruktiv dhe për t’u vlerësuar dhe admiruar dhe po flitet gjatë për cështjen e detit dhe mosmarrëveshjeve. Doli qartë, që vendimi i Kushtetueses është normë dhe
informacioni që po kërkohet të vendoset në dispozicion. Ne jemi gati që të ndihmojmë që marrëveshja të jetë sa më e drejtë. Greqia është një vend fqinj dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mirë. Zgjidhja e problemeve është detyrë deri në anëtarësimin. Gjykata Ndërkombëtare? Mendoj që duhet të kalojmë të gjitha etapat, Presidenti ishte i qartë kur tha; të zbatohet vendimi i Kushtetueses,” tha Gjosha, përcjell “TemA”.
Më herët ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kërkoi nga presidenti Ilir Meta autorizimin për plotfuqinë mbi negociatat me fqinjët.
Lidhur me këtë kërkesë Presidenca kërkoi dy herë sqarime, ku në fillim kërkonte informacione për grupin negociator dhe në rastin e dytë theksohej se Ministria e Jashtme nuk kishte strategji për bisedimet me Greqinë.
Anëtarët e Komisionit të Jashtëm mbërrijnë në Presidencë. Sot Presidenti Ilir Meta do të presë Komisionin e Jashtëm pët të diskutuar për çështjen e detit.
Dëgjesa me presidentin Ilir Meta do të zhvillohet në këtë institucion. Ilir Meta do të jap sqarime në këtë Komision lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ky vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati.
Në presidencë do të shkojnë deputetët:
Klajda Gjosha
Nard Ndoka
Vasilika Hysi
Klevis Balliu.
Tritan Shehu
Edi Paloka
Mimi Kodheli
Klotilda Bushka
Rudina Hajdari
Ervin Bushati
Ervis Kushi
Përgatiti:AlpeNews.al


