• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT E 613 KG KOKAINE/ Tani e kanë “hesapin” me Clan Del Golfo, më të tmerrshmin e Kolumbisë (FOTO)
Home
Breaking News

SHQIPTARËT E 613 KG KOKAINE/ Tani e kanë “hesapin” me Clan Del Golfo, më të tmerrshmin e Kolumbisë (FOTO)

1 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngarkesa rekord prej 613 kilogram kokainë që u kap ditën e djeshme në Portin e Durrësit, është nisur nga Kolumbia në mes të muajit janar të këtij viti.

Sipas mediave meksikane shihet se furnitorët e kokainës janë paramilitarët e një prej klaneve më të rrezikshëm dhe të fuqishëm të Kolumbisë, “Clan de Golfo”.

Sipas shkrimit, vlera e droges qe u sekuestrua eshte më shumë se 37 milionë dollarë, “qe do te hynte në arkën e këtij grupi kriminal”.

Artikulli:

Në një konteiner të mbushur me banane, kokaina u nis nga Kolumbia në mesin e muajit janar me destinacion Italinë, Maltën dhe në Durrës ku u kap.

“El Clan del Golfo” karteli ‘Narcos’ që furnizoi me kokainë porositësit e 613 kg kokainë drejt Durrësit njihet për lidhjet e shumta që ka me persona të ndryshëm në portet e Europës dhe botë, të cilët sigurojnë kalimin e ngarkesave të tilla.

Por ajo që ngjall dyshime është nëse ngarkesën vërtet e ka porositur biznesmeni Arbri Çekaj, apo nëse porositësit e vërtetë në bashkëpunim me Klanin “Golfo” kanë shfrytëzuar konteinerin e tij me banane për të transportuar ngarkesën, siç pretendoi dhe biznesmeni Çekaj.

Çekaj tha se është “biznesmen modest” dhe se porosit të paktën 5 konteinerë me fruta çdo javë nga Kolumbia. Dhe në fakt, të kesh lidhje me kartelin e drogës më të rrezikshëm të Kolumbisë, ndoshta duhet të jesh diçka më tepër se një biznesmen bananesh, por kjo i takon autoriteteve përkatëse për ta vërtetuar.

Ajo që dyshohet aktualisht është se në këtë rrjet mund të jenë përfshirë shumë persona të rrezikshëm dhe të fuqishëm, pra një rrjet i madh i kësaj linje të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.. Kjo edhe nga fakti se pakot e kokainës që mbërritën në Durrës ishin të shënuara me kode, çka ngjall dyshimet se do t’i ndahej disa personave të ndryshëm.

El Clan de Golfo

Sipas nje kerkimi ne internet, El Clan del Golfo, i quajtur më parë Los Urabeños ose Clan Úsuga ose Autodefensas Gaitanistas de Colombia, është një grup kolumbian i trafikimit të drogës i cili ishte përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian.

Ky grup konsiderohet grupi më i fuqishëm neo-paramilitar në Kolumbi me rreth 3.000 anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës.

Burimi kryesor i të ardhurave te tyre është trafiku i drogës.

Në fund të vitit 2011 Los Urabeños shpalli luftë ndaj Los Rastrojos mbi kontrollin e tregtisë së drogës në Medellín.

Los Urabeños është një nga organizatat që u shfaqën pas demobilizimit të Forcave të Bashkuara të Vetë-Mbrojtjes të Kolumbisë.

Sipas të dhënave nga autoritetet kolumbiane kjo organizatë kriminale operon në 19 qarqe të Kolumbisë. Lideri aktual i saj është Daniel Rendon Herrera.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTRIMI I 613 KG KOKAINË/ Ministri Xhafaj: Ja kur nisi aksioni i policisë
Previous article Na fiksuan me këngën “Pasha Jetën”, por me siguri e keni humbur këtë gabim njerëzor të Capital T (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë Aktualitet

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT