• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
613 KG KOKAINË/ Rama komenton sërish: Nuk e kapën dot vendet e BE, e kapëm ne
Home
Shqipëri

613 KG KOKAINË/ Rama komenton sërish: Nuk e kapën dot vendet e BE, e kapëm ne

1 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë Borisov, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama përmendi operacionin e zhvilluar në portin e Durrësit ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

 

Ai tha se ky ishte një operacion i zhvilluar nga organet shqiptare pa ndihmën e autoriteteve të huaja.

Madje Rama thotë se kjo sasi droge i kishte shpëtuar vendeve të BE, dhe arriti të sekuestrohej nga organet ligjzbatuese shqiptare.

“Takim përmbledhës pas ndalimeve në disa pika në rajon. Ishte një bilanc pozitiv që e parashtroi presidenti Juncker si dhe po ashtu në diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme ku korridori blu apo autostrada adriatiko-joniane është prioritet. Ajo që vlen të theksohet është këndvështrimi pozitiv i kësaj tresheje lidhur me ecurinë dhe gadishmërinë e Shqipërisë në këtë moment kyç ku ne presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe përgjigje pozitive nga vendet anëtare.

Vlen të nënvizohet dhe në fund se operacioni më i fundit i organeve tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe policia e shtetit pati një jehonë pozitive, dhe u vlerësua maksimalisht duke parë që ngarkesa e kapur është më e madhja e kapur ndonjëherë por dhe një sasi që para se të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e BE dhe i ka shpëtuar kontrolleve. Ashtu sic ishte  e rëndësishme vetëdija se ky ishte një operacion i organeve tona ligjzbatuese pa sinjalizim nga partnerët. Ështe e natyrshme që ne të punojmë me partnerët por në këtë rast është treguar integritet i lartë i organeve tona në luftën kundër drogës.

Faza e parë për të çrrënjosur kanabisin e mbyllur me sukses po kalon në fazën e dytë ku lufta jonë përshkallëzohet dhe aftësitë e organeve tona provohen në terren me rezultate konkrete,” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DYFISHTË NË VLORË/ I vrau burrin e vjehrrën, fieraku kishte zënë dashnore kushërirën e gruas (DETAJET)
Previous article Besojeni ose jo, Manushi ka një telefon "të lodhur" dhe mesazhet i dërgon me email

F.autor

Postime të ngjashme

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/  Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi Politikë

“FLAMINGOT MË KANË BËRË TË MENDOJ THELLË”/ Rama nuk heq dorë nga Paketa e Maleve: Do të jetë histori suksesi

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT