Juventusi luan keq për një pjesë loje, megjithatë arrin të fitojë 2-1 me përmbysje ndaj Beneventos, një prej skuadrave më të dobëta të Serisë A. Për cudi të të gjithëve “bardhezinjtë” e panë veten në disavantazh që në minutën e 19-të, teksa realizoi për miqtë Ciciretti, gjithsesi, në pjesën e dytë, Gonzalo Higuain barazoi takimin, para se Cuadrado të shënonte golin e fitores për skuadrën e Allegrit.
Napoli i rekordeve nuk shkon më shumë se barazimi pa gola në transfertën e Chievos. Skuadra e Sarrit edhe pse e domonoi lojën nuk mundi të gjente fitoren e 11-të sezonale, megjithatë mbetet në krye me vetëm një pikë më shumë se Juventusi.
Spektakël dhe gola në “Artemio Franchi” mes Fiorentinës dhe Romës. 2-4 për “verdhekuqtë” përfundoi kjo sfidë, ku 4 nga 6 golat u realizuan në pjesën e parë. Dy herë i dha epërsinë Romës Gerson, por Veretout dhe Simeone po kaq herë kthyen baraspeshën në rezultat. Në të 50-ën, Manolas gjeti rrjetën e tretë, ndërsa finalizimi që mbylli llogaritë mban firmën e Perottit 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Më herët, Torino – Inter përfundoi në barazim 1-1, teska për vendasit realizoi Falque në të 59-ën, por Eder ktheu baraspeshën në të 79-ën. Duhet theksuar se skuadra e Spallettit ishte e pafat, pasi pati edhe traversën kundër.
Ndërkohë përballja mes Cagliarit dhe Veronës përfundoi me rezultatin 2-1


