• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTOT/ Femrat e famshme që përfunduan pas hekurave. Nga mashtrimet, tek tradhtitë, dhuna dhe aksidentet
Home
Ekskluzive

FOTOT/ Femrat e famshme që përfunduan pas hekurave. Nga mashtrimet, tek tradhtitë, dhuna dhe aksidentet

1 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Nuk kanë të sosur historitë e vajzave të bukura që kapin qiellin me dorë fal “zgjuarsisë” së momentit, pa menduar pasojat fatale që mund të vijnë në fund.

Duke marrë shkas nga stomatologia seksi Olesia Duka dhe skemën e saj të mashtrimit po ju sjellim rastem të më bujshme të femrave të bukura që kanë përfunduar pas hekurave dhe asnjë shumë e madhe parash nuk ka mundur t’i shpëtoj.

Skema e mashtrimit nga Olesia Duka dhe “peshqit që ranë në grepin e saj

Olesia Duka mashtronte persona të ndryshëm, duke iu marrë shuma të mëdha parash. Ajo mashtronte qytetarët, duke iu thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për të blerë aparatura apo materiale të linjës. Pasi i merrte paratë, ajo nuk i kthente më, ku vlera e mashtrimit arrin deri në 900 mijë euro.

Stomatologia kishte në fakt vetëm një klinikë në Tiranë.

Ja emrat e të gjithëve që u mashtruan nga Olesia:

EMRAT E PLOTË
1.- Idlir Hoxha (kambisti që i dha 900 mijë euro)
2.- Edlira Shtini
3.- Gerta Lumi
4.- Adem Selmani
5.- Myrteza Meshi
6.- Ilir Doci
7.- Rezart Shtini
8.- Viktor Hoxha
9.- Mirana Likaj (Olesia ka deklaruar dje në gjyq që e ka ortake dhe se kanë marrëdhënie biznesi: Kemi kontratë bashkë, nuk mbaj mend sa lekë i kam)
10.-Besnik Daci
11.-Genci Lule (“Kam marrëdhënie biznesi me të, 20 milion lekë të vjetra i kam, por më ka kërcënuar“, ka deklaruar Olesia dje në gjyq).

Burimet nga Prokuroria thanë se stomatologia Duka ishte një person i njohur, pasi kishte marrë pjesë në disa fondacione bamirësie dhe klinika e saj në kryeqytet është ndër më të njohurat, dhe kështu ajo përdorte famën, duke krijuar lidhje me biznesmenë dhe persona të ndryshëm, të cilët më pas i mashtronte.

Luli dhe Adelia Makashi, nënë e bijë që mashtruan me vizat kanadeze

27 persona në qytete të ndryshme të vendit denoncuan për shtetaset në fjalë, skemë mashtrimi pas denoncimit të bërë nga ato. Luli dhe Adela u kanë premtuar personave të ndryshëm se do t’u siguronin dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli e në disa vende të ndryshme jashtë shtetit, kundrejt shumave të konsiderueshme parash, të cilat varionin nga 2500 euro deri në 20 mijë euro (në disa raste edhe me dollar).

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 10 vite burg për Lule Makashi dhe 8 vite burg për vajzën e saj Adela Makashi, pasi kanë mashtruar qytetarët me vizat e punësimit.

Desara Mançellari, dogji dy makinat e babait të ish-të dashurit

Desara Mançellari akuzohet se ka shkatërruar automjetet në pronësi të familjes së babai të Filip Papajanit, 21 vjeç, nga Tirana. Ky i fundit ka pasur një lidhje intime me vajzën Desara Mancellari, e cila e ka kryer zjarrvënien ndaj automjeteve në parkim, në shenjë hakmarrjeje për kontradiktat që ka pasur me partnerin e saj, Filip Papajani.

Ngjarja ka ndodhur më datë 1 prill 2016, në orët e para të mëngjesit (rreth një orë pas mesnatës) në rrugën “Kokonozi”, ku ka rënë zjarr dhe në flakë janë përfshirë katër mjete.

Sipas hetimit, nga zjarrvënia ku janë gjetur mbetje benzine, janë djegur automjetet tip “Audi”, “Volksëagen”, “Rulotë” dhe një kamionçinë, automjete në pronësi të shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

E akuzuara për këtë ngjarje fillimisht u arrestua dhe më pas u la e lirë nga gjykata. Në dosje thuhet se vajza 23- vjeçare është pyetur për ngjarjen dhe ka shpjeguar marrëdhëniet e saj me shtetasin Filip Papajani dhe familjen e tij, si dhe faktin se ata kanë qenë të lidhur, por më pas janë ndarë me njëri-tjetrin.

Anjeza Shabani administratorja e kopshtit Diren që dhunoi fëmijën 3 vjeçar

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”,  rrahu barbarisht një fëmijë 3 – vjeçar, video e cila u transmetua në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan.

Denoncimi i dhunës ishte bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të hetuar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.

Shabani akuzohet për “keqtrajtim të miturish” dhe u dënua me 2 vite burg.

Uarda Çota vajza seksi që aksidenti për vdekje djalin e ish ministrit të Brendshëm Avenir Peka

Uarda Çota është vajza seksi e cila u dënua me 5 vite burg, pasi në gjendje të dehur aksidentoi në Tiranë më 29 dhjetor të vitit 2014, familjen e ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, ku humbi jetën 11-vjeçari Rubin Peka.

Pas një amnistie Uarda lirohet nga burgu së bashku me 9 femra të tjera. Një amnisti e cila nuk u prit aspak mirë atë kohë.

Këto janë disa nga rastet më të bujshme në vend që kanë qenë prezente për një kohë të gjatë në median shqiptare.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vranë burrin dhe vjehrrën dhe i dogjën shtëpinë/ Zbardhet dëshmia e Hysnies: Nuk i godita unë po e ndihmova me...
Previous article MOTI I KEQ/ Sërish përkeqësim i situatës në vend, ja zonat ku do të ketë shtrëngata

Redaktor2

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT