Autoritetet policore kanë arrestuar mëngjesin e sotëm dy autorët e vrasjes makabre në Vlorë, ku u gjendën të nënë e bir në banesën e tyre.
Hysnie Hoxhallarie cila ka një lidhje jashtë martesore me shtetasin Kasem Pirjasi, në bashkëpunim kryen vrasjen dhe e cilësuan si aksidentale.
Atëherë Hysnija u kërkonte trupës policore të zbarthe sa më shpejtë ngjarjen, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë konflikt të mëparshëm.
Hysnije Hoxhallari është 32 vjeçe, nga martesa me viktimën kishte vetëm një djalë. Ajo jetonte në Vlorë me bashkëshortin dhe djalin.
Hysnije Hoxhallari, autorja dhe bashkëshortja e viktimës
Shtetasi Kasem Pirjasi është 26 vjeç, 6 vjet më i vogël se Hysnjie Hoxhallari me të cilën është në një lidhje dashurie. Pirjasi është banues në Strum të Fierit.
Kasem Pirjasi, dashnori i Hysnije Hoxhallarit dhe autori i dytë i ngjarjes në Vlorë
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit Olsi Hoxhallari edhe Seklije Hoxhallari, si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.
Nënë e bir që u dogjen nga nusja dhe dasnori i saj
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal. Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për të gjithë.
Mjeti me të cilin u krye ngjarja
Përgatiti:AlpeNews.al






